Ditën e sotme po mbahet seanca e rradhës për masakrën e Gërdecit në Gjykatën e Posaçme ku është paraqitur rreth orës 09:00 të mëngjesit ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu së bashku me avokatin e tij.
Në seancën e sotme gjyqësore pritet të dëshmojë edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha i cili jeton në Amerikë dhe ende nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm në seancë.
Ndërsa më 24 janar, për masakrën e Gërdecit radha për të dëshmuar ishte e zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakë të cilët përcaktuan Gërdecin si vendin ku kryhej demontimi i municioneve.
Shkëlzen Madani, ish-drejtor i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes në vitin 2008, i dënuar për Gërdecin me 3 vite burg, - i pyetur për vendimin 550 të ministrit të Mbrojtjes mbi caktimin e vendit, edhe pse i pasigurtë fajin e kaloi te uniformat ushtarake, duke ia hequr këtë përgjegjësi ish shefit të tij Fatmir Mediu.
farse...
Don Zoti zbardhet ky krim makaber qe vrau dhe plagosi dynjane vetem per tu pasuruar qelbesirat e pushtetit te kohes vodhen Uzina,fabrika,ushtri e cdo gje mbi toke dhe sot fshihen si muti ne hale pa u penduar per masakren njerzore ...