SPAK jep dritën jeshile, Ministria e Drejtësisë e bllokon! Përplasje institucionale për intervistën e Ilir Metës

4 Shkurt 2026, 11:40Kronika TEMA

Një përplasje e hapur qëndrimesh ka shpërthyer mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, lidhur me lejimin ose jo të një interviste të ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për emisionin “Off The Record” të drejtuar nga gazetari Andrea Danglli në A2 CNN.

SPAK jep dritën jeshile, Ministria e Drejtësisë e bllokon!

Megjithëse SPAK për herë të parë ka miratuar zyrtarisht kërkesën për intervistë, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve kanë vendosur ta refuzojnë atë, duke ngritur arsye organizative, operative dhe sigurie. Në vendimin zyrtar, SPAK ka dhënë miratim paraprak për realizimin e intervistës, duke sqaruar se ajo nuk cenon procesin hetimor, nuk krijon rrezik procedural dhe nuk përbën pengesë ligjore.

SPAK jep dritën jeshile, Ministria e Drejtësisë e bllokon!

Vendimi është firmosur nga prokurorët Sotir Kllapi dhe Arben Kraja, si dhe nga drejtuesi i SPAK Klodian Braho, dhe i është përcjellë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve si miratim zyrtar.


Pavarësisht këtij miratimi, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në një komunikim të firmosur nga vetë drejtori Klevis Qose, ka refuzuar realizimin e intervistës, duke argumentuar se i mungojnë burimet njerëzore për shoqërimin e ekipit mediatik, institucioni përballet me ngarkesë të lartë operative, ka masa të shtuara sigurie për të paraburgosur me rrezik të lartë dhe se ngarkesa e përditshme e institucionit, e bën të pamundur menaxhimin e intervistës nga stafi, për të menaxhuar gazetarin dhe kameramanin.

SPAK jep dritën jeshile, Ministria e Drejtësisë e bllokon!

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, prioritet mbetet siguria institucionale dhe funksionimi normal i shërbimeve, duke konkluduar se intervista “nuk është e mundur”.

Ky ka qenë argumentimi shkresor, megjithëse burime brenda këtij institucioni bëjnë me dije se urdhri ka ardhur drejtpërdrejt nga ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari i cili ka kërkuar që i paraburgosuri Ilir Meta nuk duhet të flasë. Lamallari, ende nuk ka dhënë ende një shpjegim publik të detajuar mbi refuzimin, pavarësisht miratimit të organit procedues.

SPAK jep dritën jeshile, Ministria e Drejtësisë e bllokon!

Sakaq, vetë Ilir Meta ka reaguar publikisht, duke deklaruar se ndalimi i intervistës është rezultat i një urdhri politik të Kryeministrit Edi Rama, me qëllim bllokimin e zërit të tij në publik, në një moment që ai e konsideron me interes të lartë politik dhe institucional.


Po në këtë përplasje është përfshirë edhe Avokati i Popullit, i cili ka kërkuar që të garantohet e drejta e komunikimit publik, duke vënë theksin te standardet kushtetuese dhe europiane për lirinë e shprehjes.

Nga ana tjetër, drejtuesi i emisionit “Off The Record”, Andrea Danglli, i është drejtuar sërish zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë me një kërkesë-ankim, duke kërkuar rishqyrtimin e vendimit të Drejtorisë së Burgjeve dhe duke theksuar se arsyet organizative nuk mund të prevalojnë mbi të drejtat kushtetuese, ekziston miratim i qartë nga SPAK, statusi i paraburgimit nuk e zhvesh një individ nga e drejta për komunikim publik dhe se rasti krijon precedent të rrezikshëm për kufizimin e lirisë së shprehjes për arsye komoditeti institucional.

Në kërkesë përmenden shprehimisht Neni 22 i Kushtetutës, Neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe parimi i proporcionalitetit. Deri më tani, ky rast ka dalë tashmë nga korniza e një interviste televizive dhe është shndërruar në një test institucional.

Për momentin, SPAK thotë “po”, Ministria e Drejtësisë thotë “jo”, ndërsa përgjegjësia politike dhe institucionale mbetet pezull.

29 Komente

  1. L
    Lymi

    Plan i mireorganizuar nga organizata puciste Spak. Kujtoni qe Erjon Veliajt i kane ngritur akuze per faktin qe e mbrojne disa gazeta, ndersa ketu jane po keta vete qe organizojne intervisten e te paraburgisurit Meta me synimin kunder qeverise te zgjedhur ne menyre demokratike.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Yyyppp Xhixhi

      Epo skrapalliu Braho do e bej kaq gje per skrapalliun Meta si bashkefshatare qe jane.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejtesi e koordinuar dhe e kapur

        Duket sikur ka nje koordinim te drejtesise (SPAK) dhe atyre qe e drejtojne, per te vazhduar sulmet ndaj KM te vendit Edi Rama. Uau, keta e kane lidhur me zinxhir Erion Veliaj (ne kuti xhami) sikur te ishte kryemafiozi me i rrezikshem ne planet, qe nuk i afrohet krimeve qe ka bere Ilir Meta, dhe Metes i japin leje te shkoje ne CNN. E rrethuan Erionin ne krevatin e spitalit me 100 forca speciale dhe Meta do te shkoje ne CNN. Hem, i kujt eshte CNN, xhanem? Ilir Meta akuzohet per krime shume te pista. Erion veliaj per breke grash dhe e kane rrasur brenda dhe nuk i japin nje komputer, pa internet, ne nje dhome ne burg qe te lexoje akuzat. Edhe vrasesit me te madh ne Norvegji (qe vrau 57 te rinj) i dhane kompjuter dhe TV ne dhomen e tij te burgut. Kjo drejtesi po behet njelloj si ato te diktatures se Ver Llapes. Eshte e pabesueshme. Madje me keq akoma, duket sikur jemi kthyer ne nje republike bananesh te Amerikes latine, ku njrezit i fusin ne burg ne kushte c'njerezore. Ja pra perse po na bejne keta si delen e zeze ne bote!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Perqafoni ligjet e BE-se ne Drejtesi

          Drejtesia shqiptare nuk duhet te adoptoje konceptin qe nuk ka shans te dyte ne jete per nje te denuar. Ajo duhet te adaptoje konceptin qe cdo te denuari ti jepet nje shans i dyte. Madje duhet ti lejoje qe te marrin klasa dhe edukim nga qelia e burgut. Koncepti qe po bere nje gabim je i vulosur per jete, si ne kohen e mesjetes, eshte i palejushem. Korigjimi i njerezve edhe pas nje gabimi eshte i mundur. Po ashtu, nuk duhet adoptuar koncepti qe po bere nje gabim i humbe te gjitha mundesite si nje qytetar i Shqiperise. Kjo do ti bente ata qe gabojne vertet kriminele te perjetshem, dhe te pakorigjushem. Mos adoptonin filozofi denimi te kohes se mesjetes. Kthehuni nga rregullat e BE-se dhe ndiqini ato me kembengulje, pavaresisht se cfare ju thone ata qe jane pas jush.

          Përgjigjjuni
        2. A
          Analfabeti Funktinal Kosovar.

          Spak eshte nje Organizate ,ashtu si e pershkruan Berisha. Turp tju vije ,po kthehen ne nje Pushtet me keq se ai qe ka qene para 2013-es, Na i thyen Shpresat, Zoti ja dhente kete Poshtersi ne Familjet e Tyre te gjithe Atyre qe skane pak Atdhedashuri .Legena Ordiner kush mbron Hajdutet Bastarde te Shqiprise.

          Përgjigjjuni
        3. M
          Munika

          Republika e Prokuroreve, duhet permbajtur pak, ose u duhet treguar vendi.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sass

            Drejtesia po kerkon grusht shteti kete po e organizon. ALTIN DUMANI dhe SALI NON GRATA qeveria te jete e kujdeshme , SPAK me terroristin non grata po rrezikojne popullaten ne lufte civile ku te paret do te jene ata vete qe do ta ndjejne dhimbjen. Sa me shume te organizojne akte te tilla aq me shume vota merr EDI RAMA

            Përgjigjjuni
            1. N
              Niku

              Prokurorët dhe gjykatësit do të krijojnë Parti më vete dhe do të zëvëndësojë PD-në e Berishës. Fakti është se si Gjin Gjoni nga gjykatës u bë deputet i PD-së! Ka investuar Berisha në Drejtësi me njerëzit e tij dhe rezultatet do t’i shikoni më vonë.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Enveri

                Do marin vetem votate e 80 lekshave ...

                Përgjigjjuni
              2. J
                Juristi pensionist

                Ky është SPAK, jo me një por, me shumë fytyra, një kobure në dorën e kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, Ilir Meta etj. Nëse SPAK nuk spastrohet nda saliistët, në Shqipëri nuk ka më drejtësi. "Reforma në drejtësi", ishte vetëm loja.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xhevati

                  Ky eshte SPAKU...doni mè, s'kini parè gjè akoma...!

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pilo Lala

                    Cfare po ben SPAK? Erjon Veliaj nuk i lejohet te njihet me akuzat, dosja e tij per tu mbrojtur. Ilir Metes i lejohet te japi intervista. Ilir Beqaj e mbanin te lidhur me pranga ne Komisionin e Parlamentit. Nje te burgosur kriminel bandash e lejojne te iki nga burgu. Brecani ka shitur informacion tek narkotrafiku, e nxjerrin nga burgu. Peplokaj vrau nje doktor gjate fushates elektorale ne Elbasan, i jepet denimi dhe del nga burgu, nderkohe policet qe erdhen ne vendngjarje ben me shume burg se vrasesi. Tani pritet te lirohet nga burgu Arben Ndoka, vrasesi i komisar Dritan Lamaj

                    Përgjigjjuni
                    1. 1
                      1997

                      Gjithshka sa shkruan eshte e verrete!

                      Përgjigjjuni
                    2. O
                      Oficeri dulles

                      I burgosuri duhet te na beje moral!!!!!kjo nuk eshte pare . Ky vend eshte I pjerdhur , te gjithe Jane shpellare I mungo koplet kultura demokratike . Shqiperia nuk Ben dot shtet kot nuk na quajne njerez me biiiiiisht

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kolegu i SPAK-ut

                        Kur ben moral lali fiku pse mos të bëjë dhe like floriri??

                        Përgjigjjuni
                      2. S
                        Sali Kari

                        Spurdhjaku shtet brenda shtetit , spurdhjak nen drejtimin e kriminelit saleh sheqere Karaxhiqi

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Gjeli

                          Sa I MADH paska qene ENVER HOXHA qe edhe varrin ja ua bente hasha

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Enveri

                            Sepse i njihte mire keta tinzare e te pabese!

                            Përgjigjjuni
                          2. p
                            prec Ulaj

                            SPAK po ben gabim mbas gabimi me te paraburgosurit. Nqse Ilir Meta nuk paraqet rrezikshmeri, lirojeni. Por nuk ka asnje rast ku i paraburgosuri te jap interviste. Interviste jep i burgosuri. Prokuroria dhe gjykata ka mbaruar pune, ka marre denimin dhe i burgosuri jep interviste. Nqse Prokuroria e sheh te aresyeshme le ta liroje nga burgu.

                            Përgjigjjuni
                            1. Y
                              Y

                              Mos vini anas kot me komente eshte puc I organizuar nga Saliu me disa segmente te drejtesise,si mender shoqatat e Erion Bano dhe Eugert Pellumbit. Eshte shpallje lufte kunder Edi Rames.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Real

                                Ne qoftese ka probleme organizimi dhe plotesim kushtesh, sic i parashtron ky minister kot, atehere kush duhet ti siguroje keto kushte ne burgje ? Cila ministri i mbulon keto probleme te drejtorise se burgjeve, a eshte ky qe ben bud….. ne kete rast? Duket sheshit qe ky eshte nje marionet ne duart e te gjatit qe nuk don ti dalin problemet pa fund ne kete ministri qe strehon krimin e organizuar.

                                Përgjigjjuni
                                1. X
                                  Xha Beqo

                                  Meta, me leje nga SPAK, te shkoje ne BBV me Moniken, te zevendesoje Arberin. Hajde spektakel pastaj hajde. Sukses i madh i Top Chanel do jete. Audienca spektakolare.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Teo

                                    He mo Edi...pse se lejon...e ke ne paraburgim. Po kete pra Ilirin pse nuk e lene ne shtepi. Je kondra zotrote. Normal je....as nje interviste nuk e lejon....po nuk ja mbyll dot gojen jo. Me rradhe kjo pune.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Aron

                                      Kjo eshte loje e "Drejtesise" me mafjen Sali-Meta kunder qeverise. Nuk e di a eshte e drejte apo jo, por kur te njejtit i privojne te njejtat te drejta Veliajt, behen te pabesueshem.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. X
                                        Xhevdet

                                        Bravo gazetarit Andrea Danglli

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Dani USA

                                          Edi je ne lufte te hapur me grupin terrorist te Saliut urgjentisht duhet te besh kodin zgjedhore demokratik me lista te hapura dhe shpalle zgjedhie te parakohshme qe te zhdukesh grupin terririst dhe bei reformen ne drejtesi qe te shporresh Dreitesin e plepave te Terroristit Sali e keshtu do shpetosh vehten dhe Shqiperin

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Lear

                                            Turp per SPAk qe populli e enderronte, Iliri qe e ka vjedh Shqiperine mendoj si asnje tjeter te dale ne interviste, le te dali ne gjygj per cfare esht akuzuar nqs do perballet me cdo gje te keqe qe ka bere per kto 30 vjet ( vedhje, krime etj)dhe pastaj mund te shihet mundesia ose jo e intervistes. Populli do qe ta shohe ne burg. Eshte me i urryeri ne atdheun tone

                                            Përgjigjjuni
                                            1. R
                                              Rajli

                                              SPAK e bani marrvrshjen me Meten. Tashti meta nuk flet ma për dumdumin me shokë, po do flasi për atë që i intereson SPAK. Institucion portokalli, qesharak, duke e ditur ligjin, sexai është akoma nën hetim e paragjykim, kështu kur të mbaroi hetimi, dënimi apo jo, athere meta te japë intervista sa herë ti dojë bytha, biles të drejtoj emisionin me Bes Kallakun në garë me top-chenëllin.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Dursakja

                                                Tashmë SPAK dhe Spak_at e tjerë që ky popull i besoi duhet të futen në burg të përjetshëm se boll po tallen. Si u bë Franca republikë? Duke çuar në gijotinë tradhtarët e republikës.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje