“Telefonin ia ktheva, ma dhanë për 8 mars”, ish zv.ministrja: S’kam folur për vend pune apo favorizim

17 Janar 2023, 14:20Kronika TEMA

“Telefonin ia ktheva, ma dhanë për 8 mars”,  ish

Ish-zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda ka folur për herë të parë në lidhje me dënimin e saj nga Apeli i GJKKO, me 10-muaj burg, për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Në një intervistë për Euronews Albania, Voda tha se ajo kurrë nuk ka marrë as telefon, as ndonjë shumë parash për të bërë punësimin në administratë të shtetases Florida Beut.


Voda tha se në bisedën miqësore që kishte pasur me miken e saj Majlinda Hasani dhe Florida Beun në një lokal, këto të fundit i kishin dhënë një telefon për 8 mars. Ajo shton se nuk e pranoi telefonin dhe ua ka dorëzuar shtetasve në fjalë dy orë më vonë.

Sipas saj telefoni i dhuruar nuk është përdorur kurrë prej saj apo ndonjë pjesëtar të familjes dhe kjo është vërtetuar shumë qartë nga tabulatet. Ajo shtoi se edhe punësimi i pretendeuar nuk u krye kurrë, duke e cilësuar vendimin e GJKKO-së si të padrejtë.

“Dëshiroj të them që ka rezultuar se zonat për shkak të festës së 8 marsit, biseda ka ndodhur më 6 mars, ditë e premte, jemi takuar rastësisht. Kjo prvohet dhe nga provat e fashikkullit.

Telefoni ka qenë një dhuratë dhe unë kam refuzuar ta marrë. Rezulton edhe nga pamjet filmike të barit që ne kemi pasur një bisedë, ia kam kthyer mbrapsht zonjës Hasani, por më pas telefoni është lënë në tavolinë. Për shkak se unë isha një person publik, nuk mund të bëja debat në një lokal.

Në fund kur janë larguar, unë e kam marrë celularin dhe pas dy orësh e kam kthyer. Nuk jam mësuar kurrë në jetën time të marrë dhurata të shtrenjta. Celulari është kthyer. Ky telefon nuk është përdor kurrë as nga unë as nga familjarët e mi”, tha Voda.

Kjo e fundit shtoi se bazuar nga akti i ekspertimit telefonik, është provuar se nuk ka folur për ndonjë vend pune dhe se nuk ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek aurotitetet e administratës publike.

“Në çështjen time ka pasur dy prokurorë. Një nga prokurorët është zoti Altin Dumani dhe prokurori tjetër është zoti Klodian Braho. Nga të gjithë fashikujt e gjykimit, sepse fashikujt e gjykimit përmbajnë 5 dosje, pra 5 volume të mëdha, ka rezultuar sigurisht që unë jam takuar, siç jam takuar edhe me qytetarë të tjerë. I kam takuar.

Takimi, siç ka rezultuar në fakt edhe nga bisedat e mia, mesazhet që kam shkëmbyer me zonjën Hasani, me zonjën Florida Beu nuk kam pasur asnjë kontakt, nuk kam pasur as numrin e saj të telefonit, jemi takuar sigurisht, jo vetëm bisedë shoqërore, por edhe për të marrë informacion.

Pra, ato janë takuar me mua edhe për të pyetur sesi mundet të aplikohet, apo si mund të konkurrohet në administratën publike, për të marrë informacion. Kjo është vërtetuar edhe me deklaratat që kanë dhënë vetë dy zonjat e tjera. Gjithsesi, ky nuk ka qenë fokusi i bisedave të gjata të mia, që unë kam pasur me zonjën Hasani, biseda këto që kanë filluar ndër vite, ku kurrë nuk është folur në këto biseda, asnjëherë nuk është biseduar, e  provuar me aktin e ekspertimit telefonik, për ndonjë pozicion pune, për ndonjë favorizim, për ushtrim ndikimi të paligjshëm tek aurotitetet e administratës publike, apo për kërkim, marrje, dhënie përfitimi të paligjshëm”, theksoi ajo.

7 Komente

  1. t
    tata luigji

    Pas burgut beju gru e ndershme nese nuk perfundon tek VIPet Sepse eshte krijuar ideja se kush han mut ne dubai ose kush del nga burgu direk perfiton stafeten VIP

    Përgjigjjuni
    1. s
      sa turp

      Pse duhet te meret ne interviste, nuk besoni te organet e drejtesise apo doni te mbushni gazetat me budallaliqe, dhe corientime konfuzione per publikun ?!!!

      Përgjigjjuni
      1. k
        karavasta

        Denimin Tuaj zonja Voda gjithe Populli Shqiptar mendoj se e kupton qe eshte i krejtesisht i pa drejte dhe tendecioz,dhe ndergjegjesisht e di qe "Drejtesia"eshte "Pa drejtesi" dhe sulmon me te ndershmit,per te thene qe ne hedhim balte mbi kedo. Fatkeqesisht Ju u bere pre e nje intrige te mire sterholluar nga persona qe te hane ne bese. Te jeni plotesisht e reabilituar karshi cdo stressi qe u afroi kjo "padrejtesi"! Sinqerisht nuk solidarizohem me kete lloj "Skeme" qe "Padrejtesia" realizoi per turp te tyre. Nga USA Karavastaja.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

          Nuk ka hajdut ne bote te pranoje qe eshte i tille.

          Përgjigjjuni
          1. p
            pilo lala

            Nuk denohet robi se mori nje celular, apo nje kosh me peshk. Keto rryshfete me duken si ato te kohes Enverit. Fatmir Mediu ka vrare 26 njerez, ka bredhur me parate e shtetit me dashnore..., ky eshte abuzim. Kerkoni te burgoset Adriatik Llalla qe shkonte me dashnoren jashte, ate durrsaken Gashi. Kerkoni te burgoset Ahmetaj, qe shkonte ne hotele luksoze me dashnoren, me parate e inceneratoreve.

            Përgjigjjuni
            1. U
              USA

              ZONJA DODI , ME VJEN KEQ PER JU QE KENI RENE PREH E NJEREZVE TE PANDRGJEGHSHEM , TURP PER ATE DREJTESI , QE JEP ATO VENDIME SKANDALOZE , UNE JETII NE VENDIN ME DEMOKRATIK TE BOTES, POR NUK NDODHIN KURRE KETO GJERA SKANDALOZE , JO QE NUK I KE MARRE , PO EDHE SIKUR TI MARRISH , E CFARE U BE . PO VIDHEN MILIONRA DHE MILIARDA DHE NUK PO U HYN GHEMB NE KEMBE , TURP PER ATE DREJTESI , QE KAPET ME GJERA ORDINERE , DHE I PRISH KARIEREN DHE JETEN , MJE FUNKSIONARE SHUME E DENJE . KETO GJERA TE VOGLA NDODHIN KUDO . PORNUM MERREN DREJTASIA ME KETO . HAJDE SE BEME PUNEN , PSE NUK MERREN ME ILIR METEN DHE SALI BERISHEN . HAJDUTET DHE KRIMINELET ME TE MEDHENJ TE ATIJ KOMBI . QE E KANE RRENUARE ATE VEND ME THEMMEL . PO MEREN ME MILINGONA . TURP TURP PER ATE DREJTESI . QE VEC DREJTESI NUK BEHET NE ATEW VEND , USA

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bujar Kanapari

                Nje arke me peshk bakshish jepeshin edhe ne kohen e Enver Hoxhes.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje