Tentoi të fuste mbi 17 mijë euro të padeklaruara në Rinas, procedohet 31-vjeçari

2 Prill 2023, 13:10Kronika TEMA

Tentoi të fuste mbi 17 mijë euro të padeklaruara në Rinas,

Një 31-vjeçar është proceduar penalisht nga policia kufitare e Rinasit pasi tentoi të fuste një sasi eurosh të padeklaruara në vendin tonë.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën në çantën e shtetasit E. H., 17 550 euro, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë pa i deklaruar konform ligjit.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

1 Komente

  1. E
    Enver

    Qesharake shuma. Ai ndoshta edhe nuk e ka ditur qe nuk mund te udhetonte me ate shume ku e lejuara eshte deri 10 mije. Le te shohin milionat. Institucione te korruptuara.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje