Trafik i rënduar në Elbasan, Rrugorja apel shoferëve: Respektoni rregullat, mos bëni parakalime të gabuara

2 Janar 2025, 16:25Kronika TEMA
Trafik i rënduar në Elbasan, Rrugorja apel shoferëve: Respektoni

Polica Rrugore e Elbasanit kanë shtuar vigjilencën për menaxhimin e trafikut për të gjitha mjetet që kthehen në drejtim të Tiranës, si edhe ata që lëvizin në drejtim të Korçës dhe bregdetit, kryesisht në akset "Qafë Thanë-Elbasan dhe "Rrogozhinë-Elbasan".

Me anë të një njoftimi, Rrugorja bën apel për drejtuesit e makinave që të kenë kujdes me shpejtësinë, të qëndrojnë në radhë dhe mos të kryejnë parakalime të gabuara.

Ata theksojnë që drejtuesit e automjeteve duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor të që të mos kthehen në burim për aksidente rrugore apo për bllokim të lëvizjes.

Gjithashtu, në terren, në mbështetje të Policisë Rrugore janë të angazhuar edhe shërbimet e Rendit Publik dhe ato të forcës Shqiponja të DVP Elbasan.

Lini një Përgjigje