Një sherr i dhunshëm ka ndodhur pas mesnate në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku një konflikt i nisur për shkak të një borxhi, ka degjeneruar në dhunë me armë zjarri dhe sende të forta.
Në ngjarje janë përfshirë 12 persona të identifikuar deri tani, përfshirë katër efektivë policie, një ish-punonjës policie dhe dy persona të dëmtuar.
Sipas burimeve, të lënduar kanë mbetur vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi, të cilët pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës janë shoqëruar në Komisariat.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja pistolete dhe dy automjete të dëmtuara. Policia ka ndërhyrë menjëherë, por personat e përfshirë janë larguar.
Nga hetimet paraprake dhe pamjet filmike, janë identifikuar disa prej të përfshirëve, mes tyre:
Alvaro Sulejmani, efektiv i Policisë Himarë;
Kidi Sulejmani, efektiv i Policisë Kufitare Sarandë;
Redi Sulejmani, student në Akademinë e Policisë Tiranë;
(Alavro, Kidi dhe Redi Sulejmani, të tre vëllezër)
Ergis Sulejmani, efektiv i Policisë Kufitare Sarandë;
Igli Duka, ish-efektiv i Policisë Sarandë, i njohur për një arrestim në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike.
Pjesë e konfliktit janë edhe persona të tjerë nga fiset Sulejmani dhe Duka, si dhe një shtetas me mbiemrin Cocka. Deri më tani, janë dorëzuar vullnetarisht në Komisariat Alvaro Sulejmani dhe Beqir Cocka, ndërsa është paraqitur edhe Mihal Sulejmani.
Policia po vazhdon hetimet, duke këqyrur kamerat e sigurisë dhe vendin e ngjarjes, ndërkohë që kontrollet vijojnë për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.
Njoftimi i Policisë
Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta, disa shtetas, ndërmjet tyre dhe punonjës policie jashtë shërbimit.
Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.
Në Komisariatin e Policisë janë shoqëruar gjithashtu disa prej shtetasve të përfshirë në konflikt, përfshirë punonjësit e Policisë jashtë shërbimit. Vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e të gjithë shtetasve të tjerë të përfshirë.
Grupi hetimor dhe AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Eshte mbushur policia me grupe fisnore rrugacesh..
Naxhipi ska per tja falur kurre Sulejmanit, keshtu shkon kjo pune qysh kur u shpik Allahu....lol
Sulejmani me një fjalë paska fillue luftên, Turq të prapambetur, njerze primitiv-barbar.
kush mo, Mihali?
Shteti me kor ne bote...me fise ne polici....
Si tha ai ....e harova kush Qe te etci para ai shtet i krijuar nga austrohungaria e pipinot,duhet qe 7 breza te riten jetim