Arratisja e dy të arrestuarve nga dhomat e shoqërimit në Elbasan, policia: Ikën me vrap, një prej tyre u kap

31 Dhjetor 2024, 16:48Kronika TEMA
Arratisja e dy të arrestuarve nga dhomat e shoqërimit në Elbasan,

Policia ka reaguar pas arratisjes së dy të rinjve të arrestuar ditën e sotme nga dhomat e shoqërimit në Elbasan.

Sipas bluve, 29 vjeçari me iniciale N. L., dhe 33 vjeçari me iniciale E. P., janë ndaluar më datën 28 Dhjetor për veprën penale “Vjedhja”.

Pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, dy të rinjtë i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP.

Por, ata kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Pas arratisjes, policia ka arritur që të kapë 33-vjeçarin, ndërsa po punohet për kapjen e të riut tjetër.

Ndërkohë ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.

Njoftimi i policisë:

Mesditën e sotme, shtetasit N. L., 29 vjeç dhe E. P., 33 vjeç, pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, të ndaluar më datë 28.12.2024, për veprën penale “Vjedhja”, pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan.

Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër, N. L..

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.

2 Komente

  1. M
    Mal Cori

    Ikën me vrap. S'kishim ça tu bënim.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pordhlicia qe duam

      Te "arrestuar" pa pranga dhe sa para kane marre policet shoqerues qe keta dy persona te arratiseshin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje