Ishin strehuar në qendrën e pritjes në Durrës, arratisen 11 emigrantë. Nis hetimi për efektivët

31 Dhjetor 2024, 12:00Kronika TEMA
Ishin strehuar në qendrën e pritjes në Durrës, arratisen 11

11 emigrantë të paligjshëm janë arratisur mbremjen e djeshme nga qendra e pritjes në Karreç, Durrës.

Ende nuk dihet nëse kanë patur ndihmë emigrantët për tu larguar nga qendra, e cila është nën kontrollin e policisë. 

Për ketë arsye mësohet se AMP ka nisur një hetim brenda qendrës, ku janë marrë në pyetje efektivët që kanë qënë në shërbim gjatë momentit kur ka ndodhur arratisja. 

Të gjithë këta persona janë të kapur më herët nga autoritetet shqiptare në tentativë për të kaluar ilegalisht, ndihmuar edhe nga grupe kriminale që merren me trafikimin e emigrantëve të paligjshëm. 

Qendra e mbyllur për të huaj, ka qëllim strehimin e të huajve të parregullt në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndaj të cilëve është marrë një masë ndalimi në përputhje me legjislacionin në fuqi, individë të ndaluar për kalim të paligjshëm kufiri, si edhe azilkërkues potencialë.

Qendra e mbyllur është një strukturë në varësi të Drejtorisë së Migracionit, pjesë e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

2 Komente

  1. s
    sapa

    Kot lodheni shqiperia eshte 100 perqind e Korruptuar deri ne palce!Ska shans te behet!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Soni

      Cdokush blihet...rrogat jane te vogla sepse I ben pa vlere paraja e piset...cmimet ishin te pakten 40% me shume se ne perendim. Kaq mjafton per te kuptuar se cben administrata per te mbijetuar.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje