Shpejtësia nxjerr makinën nga rruga në Berat, plagosen 3 të rinj

31 Dhjetor 2024, 10:11Kronika TEMA
Shpejtësia nxjerr makinën nga rruga në Berat, plagosen 3 të

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme  në hyrje të qytetit të Beratit, në vendin e quajtur "Ura e Salillarit".

Një automjet, tip Fuoristrada, me targa AB 807 LF, ka kryer një parakalim të gabuar dhe pasi ka humbur kontrollin është përmbysur.

Forcat e policisë dhe zjarrfikësit kanë nxjerrë nga mjeti 3 të rinjtë që udhëtonin në të.

Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar. 

Lini një Përgjigje