Goditën të miturin gjatë arrestimit për armëmbajtje pa leje, pezullohen nga detyra tre efektivë policie

30 Dhjetor 2024, 16:44Kronika TEMA
Goditën të miturin gjatë arrestimit për armëmbajtje pa

Policia e Tiranës ka njoftuar pezullimin nga detyra të tre efektivëve të cilët u filmuan duke dhunuar një 15-vjeçar pasi e kishin arrestuar për armëmbajtje pa leje.

I mituri u ndalua nga patrulla pasi u konstatua se qarkullonte me armë zjarri në Fushë-Mëzez.

Inspektor R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6; Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6; Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6, janë pezulluar me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pasi u njoh me një video të publikuar në rrjetin social JOQ, në të cilën shfaqen 3 punonjës policie që shkelin rregulloren e Policisë së Shtetit, gjatë veprimeve operacionale për arrestimin e një 15-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri në Fushë-Mëzez, menjëherë ka pezulluar nga detyra 3 punonjësit e Policisë, konkretisht:

-Inspektor R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;


-Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;


-Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në zbatim të Nenit 121 të Ligjit Nr.82, viti 2024 “Per Policine e Shtetit” ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me detyrën, nga punonjësit e Policisë, dhe i fton sërish ata, që të denoncojnë çdo rast të tillë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

10 Komente

  1. M
    Marinela

    Ore keni tru ne koke ju apo ju kane ikur te gjitheve?!!! Me B.q.-rat gjobvenesa te JOQ do merreni?!!! C'do 15 vjecari hem me ddoreze hem me pistolete?!!! Ne NYC do t'a kishin vrare si qen rrugesh te terbuar policat.....

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roni

      Jo ta godasin, po ta q…. ne byth. Ai kishte synim te bente ndonje vrasje.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per korrektese

        Domethënë, per nje spurdhjak, qe nesër mund te vriste dikë dhe t'i merret jetën, humbasin punën tre efektive te policisë, qe bejne detyrën me perkushtim. Epo kjo është t'u thuash policëve që "ç'ju duhet? Bëni sikur nuk shikoni më mirë, dhe merr rrogën". Ky është sinjali qe u japin policëve? Ata policët duhet të denohet me "ri-trajnim të detyruar.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Cudia

          Nqs të riut ju vunë prangat përse duhet të keqtrajtohet më pas??

          Përgjigjjuni
          1. h
            hyp se të vrava,zhdryp se të vrava

            Asgjë si kanë bërë 15 vjeçarit,të isha unë polic do ta kisha bërë për lëkurë.Ai komisar a pyeti se pse e kanë goditur atë vagabond policët!Mos vallë.ai majmuni 15 vjeçar është djali i ndonjë të fortit e komisari ja ka tutën. Ka ngelur policia në hall,dert t'i ndëshkojë dert mos t'i ndëshkojë.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Doktori

              Turp per kete veprim te drejtorit te policise, apo per rregulloren e shtrember per policine e shtetit. Ketu ku une jetoj, policet te bejne hatane ku ndeshin nje rrugac te tille dhe nese nuk i bindesh te vrasin pa medyshje, kushdo qofsh.

              Përgjigjjuni
              1. b
                bimi

                Jo dhune nga Policia. Te beje detyren sipas ligjit. Edhe nese 15-vjecari munde ti kete ofenduar (nuk e kam pare videon) nuk kane asnje te drejte te ushtrojne dhune.

                Përgjigjjuni
                1. f
                  fatmiri

                  More po perse valle e kemi policine te armatosur, perse ne vend te tyre nuk vendosim disa qytetare te thjeshte te pa armatosur. Policia eshte organ force nuk perkdhel, e keni pare valle ne evrope. Shkopi i gomes perdoret sa here e gjykon polici dhe ai nuk denohet per perdorimin e tij. Pezullimi i policeve paralizon policine, shteti duhet te kete kujdes.

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    rezari

                    Drejtor bajge. Cfare pret ai qe I gangsteri ti qelloje me armed policet? Ne Amerike te tha ndal duart lart policia dhe ti leviz nje dore te bejne shoshe me plumba.

                    Përgjigjjuni
                    1. ?
                      ???

                      More ça bëhet me ktë dhemokracin ne albanistan,lirohen policët që rrahën një aspirant për kriminel,zoti na ruajt do bëhemi më keq se Meksika

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje