Shisnin fishekzjarre në dyqanet e tyre, procedohen 2 pronarët në Krujë

30 Dhjetor 2024, 13:33Kronika TEMA
Shisnin fishekzjarre në dyqanet e tyre, procedohen 2 pronarët në

Dy persona janë proceduar penalisht nën akuzën e tregtimit të lëndëve piroteknike gjatë periudhës së festave.

Shtetasit A. Sh., 56 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeç, banues në Krujë, u ndaluan  nga policia gjatë kontrolleve të ndërmarra në kuadër të masave të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë periudhës së festave.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar dhjetëra fishekzjarrë dhe kapsolla të gjetura në dy dyqanet e përfshira. 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, nga kontrollet e përditshme në terren, kanë konstatuar 2 dyqane ku shiteshin lëndë piroteknike. Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

A. Sh., 56 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Krujë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhjetëra fishekzjarrë dhe kapsolla që u gjetën në këto 2 dyqane”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje