Dy drejtues mjetesh janë ndëshkuar me gjobë dhe zbritje deri në 8 pikë nga leja e drejtimit pasi kanë qarkulluar me shpejtësi tej normave në aksin Durrës-Tiranë.
Në këtë aks, shpejtësia maksimale e lejuar është deri në 90 km/h, por dy drejtuesit janë konstatuar duke lëvizur gati me dyfishin e kësaj shpejtësie të lejuar.
Njëri prej tyre po udhëtonte në këtë aks me 171 km/h dhe tjetri me 181 km/h. Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve që t’i thonë ‘Stop shpejtësisë’ dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
“Mos udhëtoni më shpejt se jeta! 171 km/h deri në 181 km/h në aksin rrugor Durrës -Tiranë, ku shpejtësia e lejuar është 90 km/h.
Shpejtësi që rrezikojnë seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës.
Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.
Stop shpejtësisë! Mos rrezikoni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës! Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton Policia Rrugore.
Të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane monitorohen me mjete inteligjente nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Policia Rrugore vendore në çdo qark.
Gjobat duhet të jenë maksimale deri në heqjen patente sepse këta plera janë shkaktarët për aksidente dhe marin jetë.
Ketyre bythqirave vrases duhet hequr patenta o polic legena.pardje ne nga keta trimat mu fut parakalim nga krahu i djathte me shpejtesi sketerre.
Shpejtësia vret! Nuk qëndron problemi tek vetvrasjet por te vrasjet e të pafajshmëve.
Gamgesteret e rrugeve dhe kete kategori duhet tu hiqen patenta 5 vjet fix dhe gjoba deri ne 5 milion. Nese ne shqiperi shoferet e rinje deri ne moshen 35 vjec duhet te ken minimumi 3.4 deri ne 4 milion siguracionin kjo duhet te jete e para e punes nese behet atehere njerezit do te mendojne memshume