Ilir Proda urdhëron shlyerjen e pagesave të prapambetura për efektivët e Policisë së Shtetit

30 Dhjetor 2024, 10:29Kronika TEMA
Ilir Proda urdhëron shlyerjen e pagesave të prapambetura për

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka urdhëruar Departamentin për Shërbimet Mbështetëse në DPPSH, për të gjitha njësitë buxhetore në Policinë e Shtetit, që brenda ditës së sotme (30 Dhjetor), çdo njësi buxhetore të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë. 

Në të kundërt, çdo vonesë i ngarkon me përgjegjësi.

Bëhet fjalë për orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura, lekët e ushqimit, e çdo pagesë të prapambetur. 

Po ditën e sotme, pritet të akordohet dhe lëvrohet shpërblimi për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. 

1 Komente

  1. K
    KROI MBRETIT

    Te presim a do te gjeje zbatim urdheri i Drejtorit te Pergjithshem te Policise Shtetit. E kane bere edhe paraardhesit e tij ,por nuk ka gjetur zbatim.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje