Përplasi policin gjatë detyrës në Tiranë, zbardhet dëshmia e 21-vjeçarit: Më doli papritur para

29 Dhjetor 2024, 10:32Kronika TEMA
Përplasi policin gjatë detyrës në Tiranë, zbardhet

Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të diel masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje” për Rei Bitrin, 21 vjeçarin që aksidentoi në orët e para të mëngjesit të së enjtes një punonjës policie.

Gjatë zhvillimit të seancës, 21 vjeçari ka pretenduar se punonjësi i policisë i ka dalë përpara papritur dhe se nuk e kishte parë.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës është duke pritur rezultatet e ekspertizës nga spitali ku po mjekohet efektivi i policisë.

Po ashtu në sallë përballë gjykatës është pretenduar se paraprakisht efektivi ka dëmtime të lehta dhe ndodhte jashtë rrezikun për jetën.

Prokuroria e Tiranës ka marrë edhe dëshmitë e dy efektivëve të tjerë të policisë të cilët kanë qenë në shërbim në rrugën “Xhanfize Keko” në momentin kur ka ndodhur edhe aksidenti.

Rei Bitri ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij privat, kur efektivi i ka urdhëruar që të hapë krahun, ky ka qenë dhe momenti kur 21-vjeçari e ka aksidentuar duke e lënduar në këmbë policin.

 

Lini një Përgjigje