VIDEO/ Kishin shkuar si turistë, por grabisnin banesa në Spanjë. Arrestohen dy “skifterët” shqiptarë

28 Dhjetor 2024, 17:05Kronika TEMA
VIDEO/ Kishin shkuar si turistë, por grabisnin banesa në Spanjë.

Garda Civile Spanjolle ka arrestuar dy të rinj shqiptarë, 26 dhe 34 vjeç, të specializuar në vjedhjen e banesave në Komunitetin e Madridit, të cilët kishin ardhur në Spanjë të kamufluar si turistë në “festat e Krishtlindjeve”. 

Dy personat udhëtuan nga jashtë Spanjës për në Madridit në fund të tetorit për të kryer grabitjet.

''Janë gjetur bizhuteri me vlerë më shumë se 50 mijë euro”, thuhet nga policia, e cila thekson se të dy kriminelët kishin vënë në shënjestër shtëpizat në perëndim të Madridit si objektiv të grabitjeve të tyre.

“Agjentët e Gardës Civile , në të ashtuquajturin Operacioni “Habitat Boza”, kanë arrestuar dy persona të specializuar në kryerjen e krimeve të grabitjes me forcë brenda shtëpive të ndryshme në Komunitetin e Madriditz Operacioni ka nisur në fund të muajit tetor, kur pronarët e banesave kanë bërë denoncimet përkatëse, duke denoncuar vjedhjen e objekteve të ndryshme me vlerë nga brenda.

Konkretisht, autorët e dyshuar hynë në shtëpitë e vendosura në Las Rozas, Galapagar, Alpedrete, Villaviciosa de Odón dhe kryeqytetin e Madridit”, thuhet në deklaratë.

 

3 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Tourkalvanos touristas!? Hahahaha....

    Përgjigjjuni
    1. j
      jam grekqiri gabel

      Grekqiri. Të ka dhjerë papuja sot në gojë apo akoma?

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mua më duket

      Aman mor të keqen na e hiqni këtë emrin "skifterat"! Zëvendësojeni me hajdutët apo banditët, siç janë në të vërtetë. Se këta njerëz kanë kaq pak tru saqë u duket vetja trima dhe të rëndësishëm kur i quajnë "skiftera"! Aq pak tru kanë katundarët saqë duke i hyrë rrugës së krimit kujtojnë të shkretët se do bëhen si "Scarface"!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje