Mashtrim, dhunë ndaj babait dhe policit, 3 të arrestuar në Tiranë

29 Dhjetor 2024, 10:44Kronika TEMA
Mashtrim, dhunë ndaj babait dhe policit, 3 të arrestuar në

Tre persona janë arrestuar në kryeqytet për mashtrim dhe dhunë ndaj babait dhe Policit.

"Sektori për Hetimin e Krimit Financiar dhe Ekonomik ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për Blerim Dacin, 34 vjeç.

Ndaj 34 vjeçarit Gjykata ka caktuar masën e sigurise “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, informoi sot policia.

Më tej policia bën me dije se u arrestua një 49 vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Po ashtu në prangat e bluve të Tiranës ra edhe një 26 vjeçar, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, pas ndalimit të tij ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. k
    k

    Deputeti i ardhshëm i PDsë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje