Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe bie në lumë bashkë me një pasagjer

30 Dhjetor 2024, 13:20Kronika TEMA
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak/Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, shtetasi L. C., 37 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi R. Q., të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje