Korrupsion me banesat sociale në Durrës, SPAK çon për gjykim grupin që ngriti skemën. Ryshfet deri në 15 mijë euro

31 Dhjetor 2024, 10:41Kronika TEMA
Korrupsion me banesat sociale në Durrës, SPAK çon për

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykim dosjen në ngarkim të 8 të pandehur për korrupsion me banesat sociale në Durrës.

Në njoftimin zyrtar SPAK thotë se të pandehurit janë, Gëzim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behar Luzi, Enxhi Çelaj, Gazmend Panxha, Shyqyri Dema dhe Sokol Sylaj.

Një prej të pandehurve ka premtuar përfitimin e një banese sociale në zonën e Spitallës Durrës, kundrejt dhënies si shpërblim të shumës prej 15,000 euro.

SPAK thote se nga hetimet ka rezultuar dhe është provuar se 5 të pandehurit, konkretisht Gezim Sylaj, Vasil Karasliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj kishin ngritur skemën e përfitimeve të paligjshme, duke u prezantuar si punonjës me funksione drejtuese në administratën shtetërore, të cilët kishin dhe mundësi vendimmarrjeje në dhënien e banesave sociale që ndodheshin në zonën e Spitallës, Durrës, personave të interesuar, kundrejt shumave monetare, që sipas tyre do shërbenin për bllokimin e banesës përmes dhënies së “kafeve” ndaj të tretëve.

“Personat e interesuari për banesë sociale, përveç pagesës paraprake të shumës monetare do vijonin t’iu dorëzonin të pandehurve dokumentacionin për vijimin e procedurës standarde të përfitimit të banesës sociale. Më pas, sipas tyre, personave të interesuar do tu dërgohej një SMS konfirmimi nga ana e Bashkisë Durrës, periudhë kur sipas tyre do bëhej shpallja e fituesve dhe në banesë do futeshin pas disa muajsh. Pas këtij momenti, përfituesi i banesës sociale detyrohej që të paguante një qera minimale për disa vite, shumë e cila do të vlerësohej në bazë të sipërfaqes për m2 që do përfitonte.

Të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mes datave 01.02.2023-01.03.2023 kanë kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt respektivisht në 4 episode, ndaj disa subjekteve (agjentit në mbulim, si dhe ndaj tre subjekteve të tjerë), shuma monetare  që variojnë nga 5 000 deri në 10 000 euro, tek të cilët kanë siguruar aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike për të mundësuar përfitimin e një banese sociale në Durrës.

Ndërsa, të pandehurit e tjerë, Gazmend Panxha, Shyqyri Dema dhe Tahir Sylaj, provohet se u kanë premtuar dhe dhënë drejtpërdrejt respektivisht të pandehurve; Gezim Sylaj, Vasil Karasliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj, shumat monetare (në vlerën mbi 50.000 lekë), të cilët u kanë premtuar ose u kanë siguruar atyre se janë në gjendje të ushtrojë ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike, për të përftuar banesa sociale”, thuhet ne njoftimin e SPAK.

1 Komente

  1. A
    Artani

    Ky gezim sylaj ka torturuar ish gruan dhe ish vjerren e tij I ka kercenuar me an te djalit te tij qe e ka ne burg mori nje familje ne qaf e shkaterroi hajdut makinadh ka qen ajo familje e di cfar ka vuajtur nga ky plehr do e zen hakat e asaj familje e ka pak dhe hak

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje