Shkoi për t’i kërkuar para, por… - Si 39-vjeçari vrau me çekiç dhe thikë fqinjin e moshuar! Kamerat e sigurisë fiksuan lëvizjet e autorit

31 Dhjetor 2024, 10:20Kronika TEMA
Shkoi për t’i kërkuar para, por… - Si 39-vjeçari

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 82-vjeçarit, Paulin Gina një natë më parë në banesën e tij në Durrës.

Nga hetimet dyshohet se autori, 39-vjeçari i identifikuar si Fation Janina kishte shkuar në banesën e të moshuarit, për ti kërkuar atij para, por Gina nuk i kishte dhënë.

Në këto kushte, Fation Janina e ka goditur me sende të forta dhe thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta.

Shenjat ne trup dhe mënyra sesi është kryer vrasja (mbyllja e derës) kane çuar policinë në dyshimet se autori ka qene person qe njihet me viktimën.

Sapo kane nisur hapjet e kamerave te sigurisë të një karburanti ngjitur është konstatuar lëvizja e fundit e viktimës dhe hyrjet e daljet e vetme qe kane ndodhur ne pallat gjate kësaj fashe orare, që kanë qenë ato të fqinjëve.

Menjëherë policia ka nisur marrjen në pyetje dhe janë ushtruar kontrolle në banesa.

Pasi kanë siguruar informacione nëpërmjet rrugëve operative dhe i kane bashkëngjitur dhe hetimet qe janë bere, blutë e qytetit të Durrësit kane konstatuar armët e krimit ne banesën e Fation Janinës. 39-vjecari sipas te dhënave është konsumues alkooli dhe dyshohet qe mund të këtë qene dhe i pire kur ka ndodhur ngjarja.

5 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    ....vazhdojne sunitet gjakosjen....der ne 24:00 ka kohe per tjera viktima.....pis miliet!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Popull I pabeae

      Prandaj s jetohet ne Shqiperi.Po pate ca leke te vijne te kerkojne ndihme...U ben nder nje here dy here dhe kur refuzon here e trete se duhet ti dalin vet zot vetes e familjes,te vrasin.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lani

        Paska qenë i pirë?! E përse dreqin na e thoni? Që e ka bërë nga pija????????????????????? Nuk vrasin të gjithë ata që pijnë se do ishim zhdukur të gjithë

        Përgjigjjuni
        1. K
          Ks

          Isha ftuar ne nje koncert rapper“ ku konsumohej alkool dhe hashash pa limit. Te dehur, ku s’mban me. Çudia, as edhe nje incident i vogel mbrenda 6 oresh. Duke u mbajtur per mure te objektit djem e vajza shperndaheshin te qete, te qeshur pa me te voglin incident. Thash me vete sikur te ishin tanet do behej masaker me permasa historike.

          Përgjigjjuni
        2. N
          Nua rroki

          Une do deshiroja qe kete 36 vjecarin policia ta ekzekutonte para se te filloj te haj ne taksat tona

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje