Trafik ndërkombëtar kokaine në Aeroportin e Mançesterit, dënohen dy shqiptarë dhe bashkëpunëtorët e tyre britanikë

28 Janar 2026, 07:30Kronika TEMA
Trafik ndërkombëtar kokaine në Aeroportin e Mançesterit,

Një grup i organizuar kriminal, përfshirë dy shtetas shqiptarë, është dënuar për një skemë të sofistikuar të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Mbretërisë së Bashkuar, pas një hetimi të gjerë nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA). Lajmi bëhet i ditur nga vetë Agjencia Kombëtare e Krimit.

Skema përfshinte korrierë amerikanë, çanta të ndërruara në aeroport dhe makina luksoze të modifikuara për të fshehur drogën.

Grupi përbëhej nga dy fraksione që bashkëpunonin për tërheqjen dhe shpërndarjen e drogës. Në përbërje të grupit shqiptar ishin Elton Hallaci (32 vjeç) dhe Artur Iseberi (27 vjeç), të dy banues në Liverpul.

Ndërsa grupi britanik kishte në përbërje Dale Hosker (49 vjeç) nga Bury dhe Dale Creen (34 vjeç) nga Salford.

Sipas NCA, rrjeti kriminal përdorte korrierë nga SHBA, të cilët fluturonin drejt Mançesterit pa bagazhe. Në aeroport, ata prisnin valixhe specifike që mbërrinin me fluturime nga Kankuni (Meksikë) ose Barbadosi, të mbushura me qindra kilogramë kokainë.

“Nën udhëzimet e një organizatori amerikan të koduar si ‘Nate’, korrierët merrnin valixhet dhe ua dorëzonin pritësve (Hallacit, Iseberit dhe Hosker-it) në hotele ose vende të afërta.”, informon NCA.

Hetimi zbuloi dy operacione madhore. Më 11 Maj 2024 mbërritën 8 valixhe. Shqiptarët (Hallaci dhe Iseberi) morën pesë prej tyre (rreth 100 kg), ndërsa Hosker mori dy. Një valixhe e mbetur u kap nga policia me 20 kg kokainë.

Më 31 Maj 2024, u regjistrua një tentativë për të futur 300 kg kokainë (me vlerë tregu 24 milionë paund). Shumica e valixheve u kapën nga autoritetet, por njëra arriti të dorëzohej te grupi britanik.

Zbulimi i “thesarit” të provave

Gjatë arrestimeve më 17 qershor 2025, oficerët e NCA zbuluan prova dërrmuese duke filluar që nga makina të modifikuara. Në shtëpinë e Hallacit u gjetën çelësat e një Jaguar-i me një ndarje të fshehtë profesionale midis sediljeve, e përdorur për transportin e drogës. Dy Jaguarë të tjerë të ngjashëm u sekuestruan më vonë.

Sipas NCA , po ashtu u gjend edhe blloku i shënimeve në gjuhën shqipe. Oficerët gjetën fletore me shënime në gjuhën shqipe, që përmbanin gjurmët e gishtave të Hallacit dhe Iseberit. Aty ishin regjistruar detaje të sakta të shpërndarjes së drogës në qytete si Bradford, Londër dhe Birmingham.

Gjatë arrestimit, Iseberi tentoi të arratisej nga çatia e shtëpisë, ndërsa te Creen u gjetën armë të ftohta (sëpatë, thikë, hanxhar).

Hallaci, Iseberi dhe Hosker pranuan fajësinë për importim dhe posedim kokaine. Creen u shpall fajtor nga juria për posedim me qëllim furnizimin.

Cat McHugh nga NCA deklaroi: “Këta shkelës ishin pjesë e grupeve që shkaktonin dëme të mëdha në komunitet. Etja e tyre për para i shtynte, por hetimi ynë i mundimshëm i ndaloi.”

Të katërt personat pritet të mësojnë masën e dënimit në një datë të mëvonshme.

2 Komente

  1. L
    Luani

    Po ca lajmi eshte ky , kudo ka njeres qe meren me pune te tilla po nuk shkruan njeri u denuan dy grek apo bullgare apo serb , kur nuk ke cte shkruash mos thuaj gje.., prandaj ka dale fjala e urte heshtja eshte flori..!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje