Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u konfiskuan pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit S.T. dhe personave të lidhur me të.
Kërkesa u bë bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe u pranua nga gjykata. Për rrjedhojë, u konfiskuan pasuritë e mëposhtme:
1. Pasuria nr. 4/1, z.k. 8572, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, e llojit “Godinë ekonomike 2 kate, karburant dhe ambiente shërbimi;
2. Pasuria nr. 4/2, z.k. 8572, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, e llojit “truall+ndërtesë”, me vlerë 9,724,582 lekë;
3. Pasuria nr. 1/527, z.k. 8572, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, e llojit “Godinë e kombinuar 5 kate + karburant”, me vlerë 22,330,105 lekë;
4. Pasuria nr. 3/1, z.k. 8572, në Plug, Lushnjë, e llojit “godinë ekonomike 1 kt + podrum”, me vlerë 2,297,520 lekë.
5. Pasuria nr. 1/450, z.k. 8572, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, e llojit “njësi shërbimi 3 kate + rikonstruksion karburanti ekzistues + pikë gazi”.
6. Pasuria nr. 104/44, z.k. 3268, në Savër, Lushnjë, e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 15.323 m2;
7. Pasuria nr. 857/28, z.k. 2087, në Karbunarë të Poshtme, Lushnjë, e llojit “arë”;
8. Pasuria nr. 151/2+1-10, z.k. 3266, në Sauk, Tiranë, e llojit “apartament”, me sipërfaqe totale 128 m2;
9. Pasuria nr. 102/22+1-6, z.k. 3266, në Sauk, Tiranë, e llojit “apartament”, me sipërfaqe totale 96.17 m2;
10. Pasuria nr. 104/81+2-21, z.k. 3292, në Selitë, Tiranë, e llojit “apartament”, me sipërfaqe totale 105.57 m2.
Saimir Taullau është dënuar me burg për trafik heroine në Shqipëri dhe në një vend të Bashkimit Europian. Taullau, është vëllai i Baki Taullaut, biznesmenit që mbeti i vrarë në 3 Korrik 2005 në qendër të Lushnjës i vrarë nga banda e Aldo Bares. Sajmir Taullau, ka pasur dhe problem të mëparshme më hetimin pasuror nga SPAK dhe OFL-ja, por pronat e tij fillimisht u sekuestruan dhe më pas u liruan nga Gjykata e Posaçme.
Sic u liruan heren e pare pronat, keshtu do lirohen dhe tani, natyrisht duke paguar dicka me shume.Ky mua nuk me shqeteson fare se nuk me ka futur doren ne xhep.Ky ka shitur mall dhe kush ka dashur ja ka blere,ka sakrifikuar dhe burgun.Mua me shqetesojne pushtetaret qe me kane futur doren ne xhep dhe me buken e femijve te mi kane vene pasuri.Keta mos i fusni ne burg po kini mundesi tu gjeni dhe tu merni dhe qindarken e fundit?Ti xhvishni dhe tu sekuestroni gjithcka.Kjo eshte drejtesi
Z.Taullau nuk i ka bere keq Shtetit Shqipetare..se me c´are eshte marre ai jashte shteti pake ka rendesi per mua....se paku i ka inestuar ne Shqiperi ku hane buke disa Familje. 1-Si eshte e MUndur qe Psedidentit Ilr Meta lasias Floriri..nuk ju gjet asgje::Biles as "Kotec pulash"????????????Te qisha Prokuroret dhe te qisha Shtetin.... 2-Me vjen keq per zoterine se i ka vene me gjake..dhe nuk vodhi THesarin e Shtetit......
Komentuesi 1 dhe komentuesi emigrant,shoku ka dy vjet qe ka vdekur,,ka ren nga tarraca e shtepise,,,kështu qe nuk shikon gje çfar po behet
Dhe nga tarraca mos te kete rene,ato t i gezoje familja. Do konfiskohen, do mbyllen ,do rrenohen ,do mbeten shume familje pa pune.Po s ka fakte qe i ka te vjedhura dhe me trafikim vajzash, i ka nxjerre nxjerre me koken ne rrezik. Paraja te fuqizoje vendin,te punesoj njerez.