U arrestua për korrupsion, përjashtohet nga Policia e Shtetit oficeri i krimeve

24 Qershor 2024, 14:44Kronika TEMA
U arrestua për korrupsion, përjashtohet nga Policia e Shtetit oficeri

Kastriot Palushi është përjashtuar nga Policia e Shtetit, pasi mbrëmjen e djeshme u vu në pranga për korrupsion.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, firmosi masën disiplinore “përjashtim nga policia” për Oficerin e Krimeve në komisariatin nr. 4 në Tiranë, për të cilin Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer arrestimin në flagrancë, në vijim të hetimeve nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

“Bazuar në ligjin 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, përjashtimi i nënkomisar K. P., me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, është bërë për veprime korruptive, sjellje të rëndë diskretituese, shkelje të rëndë të atributeve, shkelje të kompetencave të policisë dhe mosbindje të rëndë”, thuhet në njoftim.

Polici i kërkonte para, 50 mjë lekë, për të favorizuar një palë në konflikt. AMP ishte mbrëmjen e djeshme në Surrel ku polici i kishte lënë takim për të marrë paratë. Sapo ka konstatuar se kishte rënë në gracke oficeri ka tentuar të arratisej.

Pasi u prangos ai mohoi se kishte bërë korrupsion dhe se nuk kishte marrë para, por pasi iu ushtrua kontroll në makinë dhe u përball me provat ka heshtur.

Pas kësaj AMP ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Kastriot Palushi, të dyshuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve intensive të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksiinit të Përgjithshëm Tiranë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, ka arrestuar në flagrancë oficerin e policisë, Nënkomisar K. P., 35 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga hetimi i kryer, u administruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet e policisë gjyqësore, ka kërkuar dhe marrë shumën monetare prej 50.000 lekësh, duke premtuar shmangien nga përgjegjësia penale ndaj një shtetasi, i cili disa ditë më parë ishte kallëzuar nga një tjetër shtetas për kanosje”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të veprimeve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 50 mijë lekësh, një automjet Hyundai, një aparat celular dhe dokumenta të tjera që lidhen me ngjarjen.

5 Komente

  1. P
    Pune te mbare ne prefesion te ri !

    Lepuri me uniforme tak e ne carke.. Tani je i gatshem per biznese ne bujqesi...sallate laker domate dhe lule shtrydhe ..

    Përgjigjjuni
    1. k
      koallsls

      surrat turku, si ndahet bakshishi nga shpirti. faleminderit qe e hoqet, merrni cuna e goca te reja ne polici, mase del ndonje moll e pa krimbur.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vala

        Vecanerisht ne Tirane polizia eshte e mbushur me bastardet shpellare te Saliut. Kot genjen veten Balla me Rrumbullakun.

        Përgjigjjuni
        1. l
          lani

          fytyr pakistanezi

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pa emer

            Si jane ata te 4 , bo bo. Po OPGJ, ja si eshte.......kush jep lek del pa faj. Do zoti i zhdukin ato plehra njehere e mire. Atje ke frike te shkosh te denoncosh, se te nxjerrin ty me faj...............

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje