
27-vjeçari Jani Rustemi ka ndërruar jetë në QSUT. Ai ka qenë në koma pasi u arrestua nga forcat e Komisariatit Nr.2.
Rustemi ka pësuar arrest kardiak dhe është ndarë nga jeta rreth orës 16:00 të ditës së sotme.
I riu u arrestua më 12 prill 2023 për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atlete. Por 5 ditë më vonë, më 17 prill, Jani Rustemi u dërgua në Urgjencën e QSUT në gjendje të rëndë.
E ëma e të riut, Pranvera Rustemi denoncoi nw media rastin, duke thënë se policia nuk i ka dhënë asnjë informacion. Ajo tha se djali nuk vuante nga asnjë sëmundje.
Sipas policisë, Rustemi më datë 14 Prill, teksa ka qenë i arrestuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka shfaqur shqetësime shëndetësore. Po në të njëjtën ditë, sipas policisë, i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore dhe gjendja e tij është përmirësuar.
Jani Rustemit dyshohet se i është dhënë metadon, gjë që i shkaktoi rënien në koma.
Politikanet vjedhin miliona , e miliona, per nje tapet e nje pal atlete, mbahet ne burg, ndoshta eshte torturuar e mjekim i gabuar, kur mund te hetohej me mase tjeter arresti. Shtet kurve, regjim reaksjonar e racist i Edvin shkerdhates.
Kjo eshte vrasje. Mua me ka ndodhe kur njeriun tim, perdorues drogash, pasi ishte operuar ne shtylle kurrizore,u thirr dhe mjeku psikolog, pas nje bisede me pacientin qe I kishte refuzu kerkesen per lejim te perdorimit te lendes narkotike per gjoja performance, e kishte share me sa kuptuam dhe mjekja psikologe e toksikologe me sa morem vesh kishte lene mjekim me nje injection. Pasi u aplikua ky mjekim pacienti per 48 ore nuk arriti te permendej, gjendje pothead kome. Pas nderhyrjes familjare nuk e aplikua me ,por dhe me kaq pasojat qene te larta. Ne se do te ishte lejuar te perseritej koma e pa kthyeshme ishte e pashmagshme. Ngjarje e jetuar.