U braktisën dhe u lanë të paushqyer në banesë, tre fëmijët e mitur merren nën kujdes. Nis procedim penal për nënën

11 Janar 2026, 21:10Kronika TEMA
U braktisën dhe u lanë të paushqyer në banesë, tre

Një denoncim i bërë pasditen e sotme dhe i shpërndarë edhe në rrjetet sociale ka vënë në lëvizje Policinë e Durrësit, pas dyshimeve se tre fëmijë të mitur ishin lënë pa kujdes në banesën ku jetonin.Rasti u referua menjëherë në Prokurori, duke nisur dhe procedim penal për veprën e “keqtrajtimit të të miturve” ndaj nënës së tyre Blerina Basha. Sipas burimeve policore, fëmijët e mitur nuk janë dërguar në shkollë prej disa javësh dhe janë të kequshqyer për shkak të situatës së vështirë ekonomike që po kalon nëna e tyre. Basha është nënë e divorcuar dhe aktualisht pa punë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kanë nisur procedimin penal ndaj shtetases Blerina Basha, 33 vjeçe, pas kallëzimit të bërë rreth orës 17:20 nga shtetasja D. V., e cila ka deklaruar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve, kanë ndërhyrë duke marrë në mbrojtje të miturit. Tre fëmijët u dërguan fillimisht në spital për ekzaminime mjekësore dhe më pas u sistemuan në kujdesin e Qendrës së Mbrojtjes së Fëmijëve Durrës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

6 Komente

  1. P
    Psikologu

    Sistemojeni ne pune dhe i jepni femijeve ndihmen sociale plehra. Duke e denuar ate nene qe mbase ka dale per te kërkuar pune o kafshë. Me burg ju do lini jetim e pa nene tre femije. Droni te jatin qe i ka braktis e s'ju gjendet.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      OShpresojmē mos e hetojē SPAKU, nēnē e mjerē. Nē vend qē ta ndihmojme dhe mbeshtesin , kēta qenēr , e arrestojnē. Kulmi I sē keqes

      Përgjigjjuni
      1. f
        fckpsikos

        @psiko, mbase ka mundur qe femijet t-i laje. ose me nje arne te lagur te ju pastroje lekuren. ose te vendos gjesendet ne vend, qe femijet me zgjebe e te braktosur te kene bile ku te jene e te mos zgjebosen ne (ku?) - plehra.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sqepari

        Bashkite jane parizite te ndyre. Grua pa pune, pa te ardhura, me tre femije, skane te hane, bashkia natyrisht qe smund ta dije se sdalin nga zyrat .

        Përgjigjjuni
        1. t
          tetovari2

          Po kjo gjyshja a thua asgjë nuk ka mundur të bëjë për nipat(fëmijët e djalit) siç thotë ajo!? Mos ndoshta si djali,nëna.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Ben

            Perse e arrestuan? Sepse ishte papune dhe femijet nuk kishin cfare te hanin? Ore jeni ne terezi ju ne Shqiperi? Perse nuk jepni ndihme sociale per femijet e varfer por jepni tendera per Oligarket? Shqiperia perseri numer 1. Te fusim ne burg se je i varfer! U dhjefsha shtetin dhe ligjet!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje