U kap në “shtëpi bari”, shqiptari në Uells: Nuk po gjeja punë në ndërtim

10 Korrik 2024, 18:37Kronika TEMA
U kap në “shtëpi bari”, shqiptari në Uells: Nuk po

Një shqiptar i arrestuar në një shtëpi ku kultivohej kanabisi është dënuar me burg nga një gjykatë në Cardiff.

26-vjeçari Bledi Memaci u arrestua pranë banesës në Adam Street, Abertillery, teksa policia e Gwent zbuloi edhe fermën e kanabisit.

Sipas autoriteteve, ai kishte përshtatur një banesë të braktisur me katër dhoma për kultivimin e kanabisit, duke instaluar aty të gjitha pajisjet e nevojshme për rritjen e bimës narkotike.

Ai tha se kishte hasur vështirësi të gjente punë në ndërtim dhe ishte detyruar të rriste kanabis për llogari të një bande.

Gjykata e dënoi atë me 12 muaj burg dhe dëbim pas kryerjes së dënimit.

2 Komente

  1. M
    Maro

    Të pëlqente leku I shpejtë kokloqe, se ndërtim ka plot.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Ramiu

      Ai mbillte bar, ti ha bar, duket....lol

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje