U kapën me armë, municione dhe kokainë, arrestohen dy persona në Elbasan

6 Korrik 2024, 11:45Kronika TEMA
U kapën me armë, municione dhe kokainë, arrestohen dy persona

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Elbasan në sajë të dy operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara në kuadër të megaoperacionit Sundimi i Ligjit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “First”, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi posedonte në banesë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do t’i trafikonte.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Second”, u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 thika dhe një sasi kokaine.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Lini një Përgjigje