Tensionet rreth pronës në zonën e Rrjollit në Velipojë vijojnë të përshkallëzohen, mes disa protestuesve që pretendojnë pronësi dhe trashëgimtarit Fatmir Shpellzaj që tregon se ka fituar të gjitha vendimet e gjykatave të formës së prerë.
Pas episodeve të dhunës ndaj familjarëve të këtij të fundit, ka reaguar publikisht edhe avokatja e çështjes, Vasilika Hysi e cila veç të tjerash pas emisionit është kërcenuar me jetë.
Në një qëndrim publik, Hysi shprehet se gjatë ditëve të fundit ka pasur presione, intimidime dhe kërcënime, duke theksuar se konflikti i pronës nuk mund të zgjidhet përmes dhunës apo presionit politik, por me ligj e gjykatë, duke akuzuar deputetin Agron Shehaj si nxitës të tensionit për qëllime partiake.
Reagimi i plotë:
QËNDRIM PUBLIK
Po ndjek me vëmendje deklaratat e fundit të bëra nga përfaqësues të Partisë Mundësia në lidhje me çështjen e pronës në Rrjoll.
Dua ta them qartë dhe pa ekuivok:
Prona nuk vendoset nga politika. Prona vendoset nga ligji.
Në një shtet të së drejtës, pronari i një toke nuk përcaktohet nga deklaratat politike, nga studio televizive apo nga narrativa emocionale, por nga dokumentet ligjore dhe vendimet gjyqësore.
Çdo përpjekje për ta kthyer një çështje pronësie në betejë politike është e papërgjegjshme dhe dëmton seriozisht besimin te drejtësia.
Në të njëjtën kohë, shpreh solidaritetin tim të plotë me familjen Shpellzaj, e cila së fundmi është përballur me akte të rënda dhune dhe intimidimi. Dhuna ndaj familjarëve, kërcënimet dhe presioni fizik apo psikologjik nuk kanë asnjë vend në një shoqëri që pretendon të funksionojë mbi bazën e ligjit.
Asnjë konflikt pronësie nuk mund dhe nuk duhet të zgjidhet me dhunë.
Dhuna nuk është argument. Dhuna është krim.
Si avokate që përfaqësoj palën në këtë proces, dua ta bëj shumë të qartë:
Presioni publik apo politik nuk do të ndikojë në ushtrimin e detyrës sime.
Unë do të vazhdoj të mbroj të drejtën e klientit tim vetëm mbi bazën e ligjit, dokumenteve dhe vendimeve gjyqësore.
Sepse në fund, një parim mbetet i pandryshueshëm:
Pronësia nuk fitohet me dhune as me zë të lartë, por me të drejtë.
Nëse dikush thotë se “Prona i takon të zotit”, atëherë ky parim duhet thënë i plotë:
Prona i takon atij që e provon me dokumente dhe me ligj.
Jo atij që flet më fort.
Jo atij që ushtron dhune dhe bën presion publik.
Jo atij që përpiqet ta kthejë drejtësinë në debat politik.
Konfliktet e pronës zgjidhen në gjykatë.
Dhe aty vendos vetëm ligji.
Av. Vasilika Hysi
Znj.avokate dhe ish ligjevenese kur flet per pronen duhet te kthehesh pas ne veprimtarin tende.Sa ish pronare nuk e kane marre pronen e tyre?A do te vazhdoj te egzistoj Ligji 7501?Sistemi yne pas 1990-tes bazohet mbi pronen private dhe jo mbi grabitjen e prones.
Vasilika - Mesimorja nga Fieri.
Zonja avokate a mundet te na besh nje pershkrim te historise se kesaj prone qe ne fillimet e saj? Se vetem fjale e fjale kemi degjuar, por asnje interpretim te historillogjikut te prones. Asnje gazetar nuk e ka marr mundimit te zhbiriloje dhe tregoje konkretisht historikun dhe kalvarin e vendimeve te gjyqsorit. Por edhe ata banore qe protestojne asnjeri nuk na tregon se ku e mbeshtesin argumentin qe toka i takon atyre.
Gazetaret vetem kane dezinformuar publikun
Vasilika Hysi, nje mut je edhe ti , fshatare ishe por tu ngrohen morrat si deputete e PS, faji ishte i Rames.
Zonja Hysi ! Ndjej keqardhje për çdo akt dhune por, megjithëse nuk kam toka në sipërfaqen e miratuar për ndërtim, po ju them pak fjalë që kanë rëndësi edhe për avokatin/tët e palëve: 1. Unë jam lindur dhe rritur deri në moshën 20 vjeç jo shumë larg atyre fshatarëve që protestojnë prej 5 javësh. Si i tillë, po ju them se, në mos e gjitha, shumica dërmuese e asaj sipërfaqeje iu përket atyre protestuesve. Ky është një fakt absolutisht i padiskutueshëm. 2. Nëse klienti juaj ka pasur pak shkollim dhe ( çfarë është më e rëndësishmja ) ka pasur poste shtetërore që i kanë mundësuar akses kudo dhe mundësi falsifikimi dokumentesh, kjo nuk do të thotë se ajo pasuri është pronë e tij. 3. Në Shqipëri nuk ka apsur malësor të Malësisë së Madhe apo banor të Veriut që të ketë pasur 1.500 dynym tokë vetëm një familje. 4. Meqënëse flisni për dhunë, a nuk ju bën përshtypje që dhjetëra ( apo qindra ) shtetas të këtij shteti rrihen çdo ditë nga dy forca: ajo shtetërore ( policia ) dhe ajo private ( shoqëria e sigurimit ) ? A besoni ju se 200 fshatarë që protestojnë janë aq të çmendur sa të sakrifikojnë për 5 javë rresht për të marrë diçka që s'është e tyre ?! 5. meqënëse, me të drejtë, thoni se e drejta fitohet në gjykatë, pse s'iu thoni klientëve tuaj të ndërpresin punimet dhe të presin vendimet e gjykatave rreth pronësisë ? A besoni ju se ka qenë e pamundur që njerëz me pushtet ( si Shpellzaj ) dhe me pasuri marramendëse ( si Ulaj ) nuk kanë pasur mundësi t'i blejnë gjykatat ?! 5. A mendoni ju dhe ata që dhunojnë fshatarët tash 5 javë rresht se atyre njerëzve iu ka ardhur në majë të hundës dhe nuk përjashtohet mundësia të ketë humbje jetësh në të ardhmen ? Ç'iu duhen shqiptarëve rezortet luksoze të hajdutëve dhe trafikantëve miliarderë kur të vriten me njëri-tjetrin ? 6. Në mos gaboj, ju keni qenë deputete e PS, e cila hiqet si parti e majtë, megjithëse ka kaluar në ekstremin e djathtë dhe është shndërruar në parti e oligarkisë. Si " e majtë " si mund t'i kundërviheni një numri aq të madh varfanjakësh, duke përdorur shkopin dhe karrotën, shtetin dhe pushtetin ? Pse nuk prisni të bëhen të gjitha veprimet e nevojshme juridike nga prokuroria dhe gjykatat ? Pse ?! 7. Unë që po ju drejtohem kam një eksperiencë personale me pronat dhe me këtë qeverisje dhe po ju them vetëm kaq: Të gjitha qeverisjet e këtyre 35 viteve kanë qenë të korruptuara por kjo e sotmja, " e jotja dhe e imja " ia ka kaluar edhe Djallit. Shqipëria nuk ka njohur ndonjëherë një imoralitet kaq të lartë të një qeverisjeje në marrëdhënie me popullin e vet sa i përket problemit të pronave.
Dokumentet... vetem dokumentet LIGJORE vendosin. Konsideratat e mendimet e gjithesecilit... jane fjale ne ere. Opinionet e hamendesimet NUK T'I LLOGARIT ASNJE GJYKATE. Fjale te bukura e te mencura... sa te duash... por Gjykatesi ne fund, vendos mbi Bazen e dokumenteve LIGJORE. Nese deri me sot banoret kane lejuar qe Shpellzajt te bejne gjithe dokumenacionin... Le te flasin e vrasin sa te duan... kjo pune KA MBARUAR. Le te kthehen e te flene gjume. Por gjerat nuk jane e nuk mund te kthehen ne favor te tyre. Jane kaluar te gjitha hallkat gjyqesore. Ska asnje vendim gjykate per te pritur, sepse edhe investitori NUK do te futej ne valle pa nje vendim te for es se prere. 200 mln € nuk i hedh askush ne hale. Duan te vrasin? mund ta bejne, por vetem do te HUMBASIN.
Nuk eshte kjo ish deputetja e PS por eshte avokate e te zoteve te tokes dhe fshataret nuk kane asnje meter toke as ne pronat e para 1945 dhe as me ligjin 7502
Ju dhe ato para jush I katandiset dokumentet e prones ne fletore te shkolles fillore me ate ligj kriminal 7501. Po se bete ju e keni firmosur edhe ju. Nuk kishte dhe nuk ka nevoje Shqipetia per asnji ligj . Prona eshte e atij qe e ka trasheguar brez pas brezi. Nuk ka pune as gjykata dhe aq me pak kadastra e famshme e llapaqenit lame.Dokumentet sado ti tjetersoni , ato jane dhe mbeten sic kan qene qe ne kohen e Turkut, te regullta dhe pa zhgaravinat tuaja. Hajduteria dhe makuteria juaj po e con popullin ne vellavrasje. Mallkuar, gjykata e gjyqtare, kadastra e kadrastare, politiqene e qeveritare qe sorollatni popullin dhe po I merni shpirtin me padrejtesite tuaja maskarenj dhe kriminele qe mos u ngopshi.