
Një grua është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.
Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, 52-vjeçarja me iniciale R.V. Nga verifikimet e kryera e ndjera ddyshohet se vuante nga sëmundja e sklerozës.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë sot, për një shtetase që dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, në lagjen “Uji i Ftohtë”, informojmë se nga veprimet e kryera nga grupi hetimor është bërë i mundur identifikimi i shtetases R. V., 52 vjeçe, banuese në lagjen “24 Maji”, Vlorë.
Nga verifikimet e kryera dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës,” thuhet në njoftimin e policisë,” njofton policia.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje