
Jeton Lami ka refuzuar për 6 muaj për të dhënë shpjegime sa i përket marrëdhënies së tij me ish-bosin e lojërave të fatit Ervis Martinaj, duke pretenduar se do të fliste në një moment të mëvonshëm.
Pak ditë më parë prokurori Bardhyl Shehu e ka pyetur atë në cilësinë e të pandehurit dhe i ka kërkuar të japë shpjegime në lidhje me rastin.
Për herë të parë Jeton Lami ka thyer heshtjen duke dhënë disa shpjegime të detajuara për sa i përket shoqërimit të Ervis Martinajt, por ka refuzuar të ketë dijeni për zhdukjen e tij.
“Ervis Martinajn e kam njohur 10 vite përpara. Me atë nuk kam pasur asnjë miqësi apo lidhje të ngushtë. Megjithatë tre ditë para se ta shoqëroja në Durrës, e kam takuar rastësisht tek një ambient te Zogu i Zi. Më ka kërkuar ta shoqëroja. E kam shoqëruar në drejtim të Durrësit dhe e kam dërguar në një hotel ku u takua me një mikeshën e tij, shkruan BW.
Të nesërmen kam shkuar sërish në Durrës, e kam marrë Ervis Martinajn dhe mikeshën e tij dhe i kam lënë në një ambient pranë një karburanti në zonën e Vorës.
Aty sipas informacioneve që kisha Ervis Martinaj do të bënte disa takime. Në atë moment jam shkëputur me të dhe nuk kam asnjë dijeni se çfarë ka ndodhur me të”, ka deklaruar për prokurorin ish-agjenti Jeton Lami. Ai pretendon se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e Martinajt dhe se nuk ka asnjë informacion për të dhënë.
Keta duan ndonje hetues te Enver Hoxhes, qe te nxirrnin qumeshtin e nenes.
Ai kodosh Enver e paska njohur mire kete popull
Tefik po te ishte koha e Enverit nuk kishte te tilla ngjarrje por Ervis Martinaj do te ishte i dalluar ne sektorin qe mbulonte nese do kishte mbaruar universitetin jo kete te sotmin pasi kete e ka marre dhe Mul Noka dhe Zhelal Mziu dhe plot e plote te tjere pa mbaruar te mesmen. Tani jemi ne dhjemokraci dhe nje person i bene te gjitha edhe hetuesin edhe prekurorin edhe gjykatesin edhe hajdutin edhe vrasesin.Ndaj o Tefik mos e cit!
Vora eshte afer Rinasit...dhe Dubait
Vora eshte afer ndonje kanali ku e kan hak te perfundojne rrobqirat si ky loqa qe do behej gangster 40 vjec , u peshkua me nje video te Doqes , dhe shkoj ta vriste vete , aty pastaj , ushqim per peshqit
Ooo vafraaaa grua ...ketij ne cdo moment I del ishte ketu me miken e ishte atje me miken...mire te tjerat po dhe kete te kesh mangut..ooo zot I madh
Po zberthet krimineli i policise qe "duam"