VIDEO/ Si u kap ish-ushtaraku shqiptar dhe partnerja e tij në një ‘shtëpie bari’ në Spanjë

17 Shkurt 2023, 11:37Kronika TEMA

VIDEO/ Si u kap ish-ushtaraku shqiptar dhe partnerja e tij në një

Një ish-usharak shqiptar ka rënë në prangat e policisë spanjolle sëbashku me bashkëshorten e tij për kultivim dhe shitje marijuane. Në operacion janë sekuestruar gjithsej 492 bimë marijuanë dhe 131 kilogramë gati për shitje.

Mediat vendase raportojnë se Policia Kombëtare ka arrestuar në qytetin Riells i Viabrea (Girona) dy persona të dyshuar për kultivimin dhe shitjen e marijuanës, një ish-ushtar shqiptar të ushtrisë franceze dhe bashkëshorten e tij.

Gjithashtu, në shtëpinë, e cila kishte masa të mëdha sigurie, u gjetën gjithsej 15 thika të ndryshme që i përkisnin të arrestuarit. Ata uzurpuan shtëpinë ku kultivonin. Shtëpia e një familjeje, e cila ishte uzurpuar ilegalisht nga të arrestuarit, përbëhej nga dy kate. 

Bodrumi i katit të poshtëm ishte përshtatur për mbjellje, plotësisht i izoluar nga drita e jashtme për të kontrolluar rritjen e bimëve të marijuanës si dhe për të kamufluar sa më shumë erën e saj, për të shmangur zbulimin. Shtëpia ishte e rrethuar nga kamerat e vëzhgimit, të gjitha të kontrolluara nga i arrestuari nga një dhomë me monitor.

Hetimi filloi pas disa ankesave anonime, në të cilat deklarohej se shtëpia mund të kishte një plantacion marijuane. Me fillimin e hetimeve është kërkuar bashkëpunimi me kompaninë e furnizimit me energji elektrike për verifikimin e konsumit, i cili ka arritur në shumën totale prej 80 954 euro.



1 Komente

  1. I
    Iliri

    Nuk e kuptoj kete lajm!!!!Kapet -thote lajmi ish ushtaraku shqiptar-ne Spanje me bashkeshorten,duke kultivuar droge.Me poshte po i njejti lajm thote qe esht ish ushtarak i ushtrise franceze.Tani eshte shqiptar apo francez,apo shqiptaro -francez?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje