Vrau ish-gruan, prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Elton Metën

16 Shkurt 2023, 16:20Kronika TEMA

Vrau ish-gruan, prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për

Prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Elton (Bengaj) Meta, i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, 23-vjeçares Sabrina Bengaj.

Ngjarja ka ndodhur më 10 tetor 2021 në fshatin Zhupan të Fierit. Meta akuzohet për veprat penale: “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “prishje e qetësisë publike”.

Sipas pretencës së prokurorisë, kërkohet burg përjetë për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”; 15 vite burg për armëmbajtje pa leje”, 2 vite burg për “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe 1 vit burg për “prishje e qetësisë publike”.

Kujtojmë se mbrëmjen e 10 tetorit 2021, Elton Bengaj hyri në banesën e prindërve të ish-bashkëshortës në fshatin Zhupan të Fierit me një armë zjarri kallashnikov në dorë.

Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, ai e qëlloi disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten, për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar.

2 Komente

  1. "
    "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles

    Jo vetem e vrau gruan por pas shpine....!? Pafytyresi sunitesh.....

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqip

      Je nje qelbesire qe vjen era mut i thartuar. Harrove pilotin, Babisin tend neo-grek, qe vrau gruan e tij para bebes disa muajshe dhe fajin kerkoi me ja hedhur shqiptareve? Ti ishe i pari qe u hodhe ne sulm me idjotesirat qe vazhdimisht shkruan ketu tek tema. Po ate qelbanikun tjeter qe ndiqte turistet dhe i vriste para ca vitesh, e ke harruar edhe ate? Te flisni juve per pafytyresi dhe pabesi eshte kulmi i botes, pasi juve pabesine dhe pafytyresine e keni ne gen si tipar kombetar.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje