“Armën e kam gjetur diku”, çfarë deklaroi në Polici 17-vjeçari që plagosi shokun në Kurbin

16 Shkurt 2023, 14:50Kronika TEMA

“Armën e kam gjetur diku”, çfarë deklaroi në

Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën “arrest shtëpie” për 17-vjeçarin, i cili plagosi me pistoletë pak ditë më parë një nxënës shkolle të gjimnazit “At Shtjefën Gjeçovi”. Gazetari i ABCNEWS, Ahmet Zani ka zbardhur deklarimet e të miturit para policisë.

Sipas dëshmisë, i riu pretendon se arma nuk është e tij, por e ka gjetur diku dhe se nuk kishte qëllim ta qëllonte bashkëmoshatarin. Nga ana tjetër, i plagosuri ndodhte në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Ai ka deklaruar para policisë se armën e ka gjetur diku, por ka thënë se nuk ka pasur qëllimta plagoste. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Është hequr plumbi që ka pasur në këmbë dhe është në trajtim në spitalin e Traumës në kryeqytet”, raporton gazetari, referuar dëshmisë së adoleshentit në Policinë e Kurbinit.

 

Lini një Përgjigje