
Mediat e huaja kanë ngritur alarmin prej kohësh në lidhje me fuqizimin e mafias shqiptare në Ekuador.
Së fundmi nj skandal është zbuluar në vendin latin ,që flet për lidhje të këtyre organizatave kriminale me qeverinë e Ekuadorit. I ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top News, ish-kreu i Inteligjencës ushtarake në Ekuador, koloneli Mario Pazmino deklaroi se këto lidhje e kanë fuqizuar mafian shqiptare, e cila tashmë është e futur dhe në sistemin e drejtësisë. Sipas Pazmino, ka gjyqtarë dhe prokurorë që punojnë për kriminelë shqiptarë.
“Ka vite që janë arrestuar shqiptarë. Duke filluar nga vitit 2020. Administronin lëvizjen e drogës drejt Evropës. Fillon të ketë më shumë peshë kur fillon të lidhet me pjesën shtetërore. Kur hyn në kontakt me shtetin, kontrollon në mënyrë më të mirë pikat e hyrjes së drogës, portet dhe aeroportet. Shkon drejt kontrollit të testamenteve të një shteti. Hyn në strukturat e gjyqësorit. Kemi gjyqtarë dhe hetues që punojnë për krimin.
Rreth 4 mijë shqiptarë janë në Ekuador. Ka koloni të vogla që jetojnë në qytete të ndryshme. Nuk do të thotë që të gjithë janë të përfshirë në këto organizata.
Sigurisht ka pasur vrasje nga të gjitha grupet e mafias për interesat e tyre. Kur fillon pjesa e mafias italiane, Ndraghetta-s e cila bie, rritet mafia shqiptare që është e mbyllur. Ka një karakteristikë që gjenerohet në grupe familjare dhe kjo dmth që ka një besim më të fuqishëm. Kjo do të thotë se është më e fuqishme në përballje me grupet kundërshtare. Fillon merr pushtet në vendet e Amerikës Latine. Në burgje ka shqiptarë që janë arrestuar nga operacionet kundër trafikut të drogës, por janë hsumë pak që të krijojnë traziara. Shqiptarët lidhen me këto grupe duke forcuar lidhjet me grupet e Sinaloas, etj.
Ka disa rrugë që po shfrytëzohen jo vetëm nga mafia shqiptare por dhe nga struktura të tjera kriminale, në Kolumbi, Brazil, Peru etj”- deklaroi Mario Pazmino në "Zona Zero".
Futja pordhes kot,200 shqiptare jane,plus minus.
Paska rrjedhur ky????????
Shifren 400 nuk e besoj. As rolin e te quajtures "mafia shqiptare" ne nje shtet me demokraci te konsoliduar si Ekuadori. Shoh nje disponim antishqiptar te rritur kohet e fundit ne vende te ndryshme, qe frymezohet nga kriza qe perjeton brenda vendit ish- lideri i partise me te madhe te opozites.
Aha, Ekuadorin e paskan fut ne thes djemt e nenave , si Rama FBI-ne hahahaaha Avash , avash sic e kane zene , shqipet do pushtojne tere Ameriken Latine, se mucacot jane loqe . Ne ishim mire qe na mbante Enveri lidhur. Na tani u zgjidhem ne, prite kur te behet ndonjeri President i Amerikes
Njeriu nuk lind por behet- thuhet. Po ne kur dhe ku u beme kaq te prirur ndaj krimit? Ta kerkojme te komunizmi i bije pak si larg aq me teper qe ne komunizem nuk i kishim degjuar as emrin droges? Te jete varferia arsye? Po keta nuk bejne keto pune per buken e gojes dhe jete normale sepse kete do ta arrinin edhe ne Shqiperi e vendet fqinje ndersa keta merren me aktivitete qe sjellin pasuri. Na jepni ndonje mendim se perse merremi ne shqiptarët kaq masivisht me keto aktivitete qe kerkojne guxim dhe nuk marrin ne konsiderate ligjin, vlerat e nje shoqerie te civilizuar?
Shume e thjeshte: legalizoni drogen dhe mbaron gjithcka..por, vete shtetet nuk e duan...se vetem keshtu fitojne ata te lidhur me krimininelet.
ju rafte damllaja ju,kur vijne ca fshatare qe nuk dine as gjuhen,e ju komandojne.
Bo sa po e zmadhon numrin ky mucaco! Shumica atyre qe jane ne Ekuador merren me biznese te ligjshme me shumice.