"Për SPAK Vis Martinaj është gjallë! Po tentojnë ta nxjerrin nga strofulla"

15 Shkurt 2023, 19:08Kronika TEMA

"Për SPAK Vis Martinaj është gjallë! Po tentojnë

Gazetari Lavdrim Lita thotë se sekuestrimi i pasurive të Ervis Martinajt me urdhër të SPAK ka për qëllim ta nxjerrë atë nga fshehja.

Sipas Litës, SPAK e konsideron të gjallë ish-bosin e lojërave të fatit dhe po i fshihet drejtësisë.

“Pasi kanë bastisur shtëpinë në Fushë-Kuqe dhe shtëpinë në Surrel, SPAK po tentojnë ta nxjerrin nga strofulla duke i prerë burimet financiare nga pasuritë e ndryshme që ka brenda Shqipërisë. 

Edhe pse nga policia nuk kemi një sqarim zyrtar nëse ka prova që është zhdukur, nuk është gjallë dhe çdo gjë tjetër të bën të dyshosh se ky individ i fshihet drejtësisë dhe për rrjedhojë të gjitha veprimet e SPAK e konsideron person të gjallë që i fshihet drejtësisë. SPAK ka dyshime të forta që Martinaj është gjallë”, tha Lita.

2 Komente

  1. K
    Klodi kali

    Po gjall esht . ka bo operacion plastik dhe ngjan me Rihanen.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arzt

      Gjetet ke te pyesni? Ky s'di nga lidhet gomari

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje