Pezullohet polici që dhunoi të riun në Pogradec

15 Shkurt 2023, 14:47Kronika TEMA

Pezullohet polici që dhunoi të riun në Pogradec

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka pezulluar nga detyra policin që dhunoi të riun në shkallët e një pallati. Gjithashtu ka nisur edhe një hetim disiplinor për shkelje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur më 22 Janar ku polici Gjergji Riza ka dhunuar me grushte të riun Erion Narolli i njohur edhe si Klajdi Norolla.

Ky i fundit ka tentuar që t’i djegë klinikën bashkëshortes së punonjësit të policisë. Por, klinika shpëtoi nga shpërthimi pasi Narolli nuk kishte arritur të ndizte fitilin. Nga verifikimet, rezulton se Erion Narolli është arrestuar më datë 7 shkurt të këtij viti për veprimtarinë kriminale të shitjes së drogave të forta.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë:

Në lidhje me një video të publikuar në media, në të cilën shfaqet një shtetas që ushtron dhunë fizike ndaj një shtetasi tjetër, në korridorin e një pallati, dhe pas verifikimeve rezultoi se shtetasi që ka ushtruar dhunë është punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ju sqarojmë se:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korcë ka pezulluar menjëherë nga detyra, punonjësin e Policisë, nënkomisar Gj. R., me detyrë specialist në Sektorin e Analizës Strategjike, Planifikimit, Monitorimit dhe Vlerësimit, në DVP Korçë.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor, për këtë punonjës policie, për shkelje të rëndë.

Nga verifikimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në korridorin e një pallati, në Pogradec, gjatë muajit janar të këtij viti, për shkak se shtetasi i dhunuar K. N. dyshohej se më datë 22.01.2023, gjatë natës, kishte tentuar të digjte klinikën e bashkëshortes së punonjësit të Policisë Gj. R.

Po nga verifikimet rezulton se shtetasi K. N., 35 vjeç, banues në Pogradec, është arrestuar më datë 07.02.2023, në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Pasagjeri”, për veprimtarinë kriminale të shitjes së drogave të forta.

Policia e Shtetit fton mediat dhe qytetarët, që të denoncojnë raste të abuzimit me detyrën, nga punonjësit e Policisë, duke i garantuar se nuk do të tolerojë asnjë punonjës policie që abuzon me atributet që iu jep detyra, në kohën e shërbimit apo dhe jashtë shërbimit.

 

3 Komente

  1. l
    lani

    Ky djali te vihet ne pune ne vend te policit. Ky kap dhe drogaxhinjte me shpejt se ka fituar pervoje e aftesi ne ate fushe. Fundja kete kategori njerezish nderojme me shume ne ndaj dhe ta shperblejme me nje vend pune.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ani

      Djalit ju thafshin duart deri ne reze. Mund te rihesh me tjeterin po jo te rish si legen 2 metra djal kur te qellon 1 mender police me pellemba. Turp i madhe. Te te haje mortja o djal qelbanik

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pogradecari

        Gjergji Riza njeriu me i poshter me i pabese ne Polici...funderrina ka ngrene te gjitha sistemet. Ky bajge duhej te ishte futur ne burg me kohe...Gjergji Riza polici me i korruptuar ne komisariatin e policise pogradec korce ka mbuluar vrasje ne pogradec qe akoma nuk jane zbuluar..bastardi ka marre para marramendese nga autoret e krimit ne pogradec. Policia e Shtetit duhet te veproje urgjentisht te çoje perpara ligjit policin e korruptuar Gjergji Riza.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje