U hapën 5 gropa në 5 kolonat kryesore, zbardhen detaje nga shpërthimi me tritol në Sarandë

15 Shkurt 2023, 10:00Kronika TEMA

U hapën 5 gropa në 5 kolonat kryesore, zbardhen detaje nga

Shpërthimi që tronditi Sarandën mëngjesin e së hënës ka çuar në pranga djalin e njërit prej pronarëve të hotelit. Deri orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, i akuzuar për hedhjen në erë të hotelit dykatësh në lagjen nr. 1 në Sarandë është djali i njërit prej bashkortakëve që ishin në betejë gjyqësore për pronësinë e hotelit.

Sotir Çabiri është arrestuar, pasi policia dhe prokuroria kanë fiksuar në disa pamje se ka qenë brenda atyre objekteve pak minuta para shpërthimit. Ai në fakt ishte personi i parë që u shoqërua për tu marrë në pyetje pak orë pas shpërthimit të tmerrshëm, që desh rrafshoi gjithë lagjen.

Po përveç faktit që u shoqërua për t’u marrë në pyetje u bë me dije se atij iu bllokua edhe makina, pasi pretendonte se do të nisej për në Angli. Por ajo që ka dalë ditën e djeshme nga verifikimet e ekspertëve xhenio e bën edhe më të frikshme sipërmarrjen e kujtdo që ka vepruar në atë objekt për ta hedhur në erë.

Ndonëse ende nuk është dhënë verdikti përfundimtar për anën teknike të aktit kriminal, bëhet me dije se në objekt janë hapur pesë gropa në pesë kolonat kryesore të objektit. Ekspertët dyshojnë se bëhet fjalë për një sasi prej të paktën 10 kg për gropë, çka hedh dyshimet se për rrafshimin e tij janë përdorur plot 50 kilogramë tritol.

Policia dhe Prokuroria pretendojnë se personi i vetëm që është parë të dalë nga aty vetëm 4 minuta para shpërthimit është pikërisht djali i njërit prej pronarëve, por askush deri më tani nuk di të thotë se si një person i vetëm të ketë kryer një shpërthim të atyre përmasave.

 

1 Komente

  1. q
    qeka Djal Punetore Sotiri rrespekte

    duket se ka bere nji pune ashtu si duhet .me themel . vecse qe te ishte perfekt do ishte ti fuste edhe nji Tollum tritt.ne bythe grekut ose gjyqtareve te blere e korruptuar te sarandes ,qe i sherbejne plehrave gerrk. Sotiri ka ber nji xhest Patriotike dhe ne fund te fundit eshte ne Token e tij mor zagare .Te Lirohet menjiher

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje