Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK iu vendos prangat 4 zyrtarëve bashkiakë

14 Shkurt 2023, 18:06Kronika TEMA

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK iu vendos prangat 4 zyrtarëve

Me urdhër të SPAK, policia ka lëshuar urdhër-arresti për 6 persona, 4 prej tyre zyrtarë të Bashkisë së Dimalit, një ekonomist (menaxher i një shoqërie tregtare) dhe një inxhinier pranë një shoqërie tregtare, nën akuzë për korrupsion e shpërdorim detyre.

Për 5 prej tyre është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg" dhe për një tjetër "arrest shtëpie" Më konkretisht, janë vënë në pranga shtetasit:

- A.Ç. (me detyrë shef transporti në kohën e kryerjes së veprës penal pranë Bashkisë Dimal)

- Altin Pali (me detyrë drejtor i Zyrës së Urbanistikës, Bashkia Dimal)

- A. Ç. (me detyrë shef i IKMT, Bashkia Dimal)

- A. D. (me profesion inxhinier pranë një shoqërie tregëtare)

- V. K. (me profesion ekonomist, menaxher i një shoqërie tregëtare)

Ndërsa është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen V. J. (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale shefe urbanistike pranë Bashkisë Dimal).

Ata akuzohen për veprat penale  “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.214 të vitit 2020, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”, parashikuar nga nenet 259, 245/1 dhe 248 të Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 8 datë 12.02.2023, ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim A.Ç. (me detyrë shef transporti në kohën e kryerjes së veprës penal pranë Bashkisë Dimal), i dyshuar për veprat penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 /2 dhe 25 i K.Penal dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/1 i K.Penal.

2. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim A. P. (me detyrë drejtor i Zyrës së Urbanistikës, Bashkia Dimal), i dyshuar për veprat penale të “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248, 259/1, 245/1 dhe 25 i K.Penal.

3. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim V. J. (me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale shefe urbanistike pranë Bashkisë Dimal), e dyshuar për veprat penale të “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1, 259/1, 248 dhe 25 i K.Penal.

4. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim A. Ç. (me detyrë shef i IKMT, Bashkia Dimal), i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

5. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim A. D. (me profesion inxhinier pranë një shoqërie tregëtare), i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimit të Ndikimit të Paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i K.

6. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim V. K. (me profesion ekonomist, menaxher i një shoqërie tregëtare), i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K. Penal.

Në datën 14.02.2023, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr.8 datë 12.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

4 Komente

  1. L
    Loku

    Shpërdorimi i detyres është bërë si neni 55 i agjitacion propogande në komunizem. SPAK është ngrihur për korrupsionin dhe merret me shpërdorimin e detyres.

    Përgjigjjuni
    1. K
      KASEM

      O SPAK SHKONI E MERRUNI ME SALI BERISHEN ,ILIR METAJN DHE EDI RAMEN PASTAJ KETA TE VEGJELIT NUK BEJNE KORRUPSION DHE SHPERDORIM DETYRE.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Partia Popullore

        Per ate pasurine e Saliut apelojne te mos hetojne keta spakaret.

        Përgjigjjuni
        1. l
          lani

          Bravo! U kap korupsioni. Hajt t'ia mbaje kryetareve te bashkive tani te bejne korrupsion. Madje do jete cudi qe te konkurrojne per kryetar bashkie. Per rroge kryetari do zihen keta ne fushate?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje