Kush e vrau Joy? Mediat keniane: Ishte sulmuar dhe përdhun*ar nga...

14 Shkurt 2023, 14:40Kronika TEMA

Kush e vrau Joy? Mediat keniane: Ishte sulmuar dhe përdhun*ar nga...

Joy Aoko ka vdekur. 22-vjeçarja nga Kenia zuri titujt kryesorë në mediat e vendit të saj pasi u përhap lajmi se ajo ishte sulmuar keq në Shqipëri ku kishte shkuar për jetë më të mirë.

Ajo u soll në shtëpi, në atdheun e saj, nga qeveria keniane për kujdes mjekësor, megjithatë,  historia pati një fund të trishtuar, sepse ajo nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

GazetaTuco.co.ke i ka kushtuar vëmendje rastit të Joy Aoko: “Ashtu si shumë njerëz që largohen nga Kenia për të punuar jashtë vendit, Joy Aoko u nis për në Shqipëri me shpresën për të bërë një jetë më të mirë për veten dhe familjen e saj. Ishte një ëndërr që do të kthehej në një makth pasi ajo e gjeti veten në koma pas një sulmi të egër".

Mediat Keniane Nyanzadaily shkruan se: "Dëshmitarët okularë i thanë Drejtorit të policisë në kryeqytet se Joy Aoko ishte sulmuar dhe përdhunuar nga kolegu i saj, i cili u akuzua për përgjegjësinë e largimit të saj nga puna"./VoxNews

 

5 Komente

  1. E
    Eva

    Sa rast i rende, turp i shoqerise tone!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Papi

      Jojo...ky eshte tmerr! Turpi eshte qe spo gjejme edhe plasim ne burg ate plehren

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qytetari

      Racizem !! Shteti-qeveria duhet ta kishte derguar menjehere per asistence dhe mjekim jasht vendit....minimumi qe duhej bere..... Turpi yne ! Qytetari

      Përgjigjjuni
      1. G
        Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

        Ndaj te njejtin mendim me ty.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Protestuesi popullor

          Kriminelet dhe bandite injorante salihuri i beri me parà! Ata vrasin dhe presin ke t'u doje menderja! Perdhunimi i kesaj vajze te re, qe i shkaktoi torture dhe dhimbje jo vetem asaj, nenes dhe pjestareve te familjes, gjithe popullit kenian dhe te gjithe njerezve te ndershem ne bote, i rente ne koke sa me pare autorit te perdhunimit ne femijet e tij! Ky eshte nje krim makaber dhe nje turpe, qe nuk ka as det dhe as oqean, qe e pastron. Te gjithe therresim: -Drejtesi, ku je?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje