
Sotir Çabiri, autori i shpërthimit me eksploziv një ditë më parë në hotel Bizantin në Sarandë ka dëshmuar para policisë.
Nga pamjet e siguruara nga kamerat, ai ka dalë nga subjekti 2 minuta para shpërthimit. Para uniformave blu, Çabiri ka thënë se është rikthyer në hotel për të marrë një valixhe me rroba pasi do të nisej për udhëtim.
Ai gjithashtu ka deklaruar se gjykata vendosi në favor të shtetasit Dhimitraq Evangjeliut por pretendon se toka është e tij.
Spiro Çabiri prej vitesh ishte në konflikt pronësie me një shtetas grek të quajtur Dhimitër Evangjeliu. Së fundmi Gjykata e Apelit Vlorë kishte vendosur që prona t’i kalonte shtetasit grek.
Ky nuk duhet lene te ndertoje perseri aty. Bashkia ta ktheje siperfaqen ne lulishte. Dhe Prokuroria te hyje me themel verifikimit te pronesise se tokes.
Nuk kuptoj dicka un, ky Dhimiter Evangjeliu , emer e mbiemer i ka shqiptar , pse i drejtoheni me "shtetasi grek". Besoj se aq sa esht grek eshte 2 here me shume shqiptar.
A ka mundesi te jepet nje pershkrim i detajuar i historise se kesaj prone dhe si eshte perfituar nga pronaret aktual?