
Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë përgjatë viteve 2012-2017, Adriatik Llalla, duket se ka fituar statusin e azilantit politik në Itali.
Kjo bëhet me dije nga Ora News. Vendimi për dhënien e statusit është marrë nga Gjykata e Romës, e cila pasi shqyrtoi kërkesën e Adriatik Llallës, i cili mbrohej nga avokatja shqiptare Ada Mahmutaj, urdhëroi miratimin e kërkesës, duke i hapur rrugën procedurave të mëtejshme të marrjes së pasaportës italiane, që lëshohet përmes strukturave të Ministrisë së Brendshme.
Burime pranë SPAK thanë për “Ora News” se Llalla ka fituar statusin e azilantit, duke sjellë vështirësi serioze dhe zbehur shpresat për ekstradimin e tij.
Adriatik Llalla, prej muajit shtator 2021, kishte nisur një betejë ligjore në Romë, duke bindur drejtësinë e këtij vendi se përndjekja dhe dënimi i tij me 2 vite burgim në Shqipëri, ka qenë një iniciativë politike dhe jo e pavarur.
Hetimi ndaj Llallës, u regjistrua vetëm disa muaj pasi ai kishte lënë detyrën e prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.
Çështja nisi fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e “fshehjes së pasurisë”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrimit të parave”.
Llalla, u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.
Më pas, prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencën lëndore dhe dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm.
Akuzat ndaj tij u tkurrën në vitin 2021, ku SPAK njoftoi më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”, për të cilën Llalla u dënua në mungesë nga gjykata me dy vite burgim.
Edi Rama, a mund të marrësh sqarim nga Italia se çfarë azili politik paska marë një I korruptuar zyrtar shqiptar? Ti qëke duke bërë diktaturë në Shqipëri dhe ne shqiptarët nuk ditkemi gjë akoma. Çfarë drejtësi leshit po reformohet këtu te ne??
Cmimi qe paguan Krimineli Llalla kenaq Gjykatesit e Korruptuar te ksaj Bote nderkohe qe Cmimin me te Larte e paguajn shqiptaret .Shteti e Populli Shqiptare sepse nji Azil i tille dhene nji Mafiozi qe bashkpunonte me krimin e organizuar me trafikanete e vrases me pagese do te thote qe ti japesh Kuroja e Frymnezosh -Kriminelet e Mafiozet kudo ne Bote ,se Drejtesia sot Blihet ! - Shpresoj qe nga Shteti Italian mos te degjojme me akuza per gjasme Mafiozet Shqiptare ,te lidhur me Mafien Italiane etj etj ,sepse ky Xhest i Drejtesise Italiane thote shume per Realitetin qe jetojme sot .________ Sa i takon pastaj asaj pyetje qe___________ Realisti i kerkon KM Rama ,mendoj se nuk do marri kurr nji Pergjigje ,sepse Rames e qeverrise se tij s'i ka interesuar kurr qe ne Shqiperi te funksionoj Drejtesia ,e pazakonte kjo per nji Qeverri e nji Shtet i cili kerkon me Fjale t'i bashkohet BE-se por edhe japi kuptim Shtetit ku jetojme ku Ligjin e ben Krimi . Kjo Qeverri nuk i kerkoj ne asnji kohe Shtetit Italian nepermjet Minsitrise tone te Drejtesise _ekstradimin e Kriminelit e Mafiozit Lopcarit Llalla ,dhe sigurishte qe ska me pas asnji lloj regaimi per kte Skandal te Drejtesise Italiane duke strehuar Mafiozet e Kriminelet ne Itali dhe mos lejuar te behett Drejtesi ne Shqiperi . Pra kjo verteton se Kush nuk deshiron qe ne Shqiperi te funksionoj Ligji e Drejtesia .Eshte Pakt i Te Forteve qe kujtojne se na mashtrojne me shpikjet si Spak apo Vettinge etj , qe ne Realitet ,pas te tilla Nofka-ve fshihet e Kunderta qe Pretendohet apo Deklarohet medieve ( eshte nji Vjedhje e rafinuar Piramidale e popullit ) nga Miqte tane te Medhenj qe cdo dite qe kalon verteton kte Maskarade qe bejne kunder Shqiperise ne kto 32-vjet ,duke mbeshtetur Kriminelet ne Politiken e institucionet Shqiptare duke na e futur thell e me thelle gishtin ,sepse kemi nji Qeverri te ciles i pelqen pallimiu nga pas DogStil
Gjykatesit ne Itali korruptohen me keq se tek ne. Dakort qe e kane doren shume me te rende, por ka bere leke Llalla aq shume sa e perballon gjoben e tyre. Ti te drejte ke qe kerkon sqarim, por mos prit te marresh edhe pergjigje
Vendet demokratike (ne kete rast Italia, anetare e BE) japin azil politik vetem ne ato raste kur azilkerkuesi, nese kthehet ne atdheun e tij, rrezikon nje gjykim nga nje drejtesi politike, e cila nuk permbush kriteret “per nje gjykim te drejte”. Nese na mungonte nje test perfundimtar per cilesine e gjyqesorit shqiptar, tashme te reformuar, me ne fund e kemi. Dhe rezultuam mbetes.
Të raftë kanceri brënda afatit të dënimit, more shkërdhatë fshatari injorant robqirë universal, se e shkarërruat dhe e vodhët këtë shtet për të pasuruar ato fshataret e koprativave që keni në shtëpi.
Nuk e leshojne njeri-tjetrin keta jo… ka akoma budallenj qe u shkojne mbrapa ketyre…. Vk
Ky do fut 41 bis per korrupsjon masiv ne dem te nje vendi e personave te ndryshem Italia i jep azil politik
Italia shtet mafioz dhe i korruptuar deri në palcë! Qeni qenin nuk e ha!
Europa,perfshi dhe Italiane,na cane trapin me deklaratat kerkesen per "luften ndaj korrupsionin" ,sidomos ne rradhet e pushteteve te l'arte.Sot dhe dje ,disabte implikuar ne korrupsioni marrin statusin e refugjatit politike nga vete Europa.Pra ,Europa merr ne mbrojtjen te korruptuarit.A kane vlere ligjet ne shqiperi dhe Europe per keto ceshtje?.Keto vendimet Jane ftesa"ejani te ne tu japim statusin azilant politik."Dhe ne presumo qe drejtesia te ne te behet Europiane.
Sa qënka mërzitur Mër Mëri nga Pështan-Katund!
CIRK ne CIRKO-KOLONI
Rasti ne fjale eshte turpi i drejtesise shqipetare.
Keshtu do te shkoje historia e banoreve te Shqiperise me prokurore Adriatik Llalla, Arben Llalla, Duman Llalla...
Edhe shteti Jones tu pergjigjet me te njente monedh mos te ekstradoj mafiozet italian nga shqiperia ( por kam dyshim se do jete ndonje akorde) midis .qeverive
Edhe Drejtesia Italiane eshte njesoj si kjo e Jona, totalisht e korruptuar dhe e inkriminuar ne sherbim te Politikes dhe Mafias e Biznesit VIP, gje te cilen e thone vete Italianet cdo here qe pyeten. Por fajin me rastin e Tik Llalles e kane institucionet Ligjzbatuese si SHISH, Policia Kriminale, Europol-Tirana, qe nuk vepruan ne kohe per ta bllokuar qe te mos ikte ne Shtator 2021, ti merrnin Pasaporten separi dhe ta mbanin nen kontroll 24-ore ne 24, ngado qe levizte. Nuk ka rast ne BOTE qe, nje ish KryeProkuror Shteti te denohet nga Gjykatat e Shtetit te Tij dhe ti jepet Azil-Politik nga nje Shtet tjeter, per me teper nga nje Shtet themelues i BE sic eshte Italia, Nena e MAFIAS boterore. Asnjehere nuk eshte vone qe Tik Llalla te kapet ne mes te Italise ku eshte, e te sillet me force ne Shqiperi e te burgoset. Ai ka bere shume zullume e deri gjobevenie e zhdukje Dosjesh te Krimit dhe dyshes Berisha e Meta e familjareve e miqeve te tyre.
Loja eshte fare e qarte ! Drejtesia shqiptare nuk kishte as deshire, e as vullnet per ta denuar Tikun e Llalles. Para se ta denonte, i dha mundesine e largimit qete, qete nga Shqiperia dhe i tha mos u kthe me ketu, por atje ne Itali kerko azil politik, para se ne te shpallim kerkim nderkombetar. I njejti skenar do te vihet ne funksion edhe per shum bandite politike, por jo per Saliun dhe Ilirin pasi ata jane "Pasuri kombetare" dhe si te tille, mbrohen nga shteti !
a more qyqare...po pse trute e Kimetes dhe Rames kane gjyqtaret Italiane? ky vendim i ben mire drejtesise se re qe polli reforma ...qe te matet mire kur akuzon penalisht nje person, pavaresisht kush eshte ai..ky vendim eshte nje shuplake per gjyqatret dhe prokuoret qe u moren me rastin.. dhe natyrisht edhe per presionet politike dhe diplomatike qe behen mbi gjyqsorin..