Përplasje me armë mes nxënësve në Laç, një i plagosur

13 Shkurt 2023, 12:59Kronika TEMA

Përplasje me armë mes nxënësve në Laç, një

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në qytetin e Laçit. Sipas informacioneve të para, të shtëna ka pasur në gjimnazin e qytetit.

Jashtë rrethimit të gjimnazit, si pasojë e një konflikti te çastit një 17 vjecar ka plagosur në këmbë me pistoletë një 15 vjecar.

"Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit  të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin A.Gj. 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit.

Shërbimet e Policisë po vijojnë  kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit, njëkohësisht vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.- thuhet në njoftimin e policisë", thuhet në njoftimin e policisë. 

 

 

1 Komente

  1. a
    asd

    Skuadrat e te rinjve po ecin me shpejtesi per furnizimin e skuadres kombetare.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje