Shpërthimi i fuqishëm i hotelit në Sarandë, banorët: Thamë se u fundos pallati, mendova të hidhem nga ballkoni

13 Shkurt 2023, 12:22Kronika TEMA

Shpërthimi i fuqishëm i hotelit në Sarandë, banorët:

Banorët e qytetit të Sarandës janë zgjuar të tmerruar nga shpërthimi i fuqishëm pas vënies së sasisë eksplozive në hotelin që ndodhej shumë pranë shëtitores. Një e moshuar shprehet se iu duk sikur u fundos pallati ndërsa një tjetër banor shprehet se ndihen të rrezikuar.

“Ç’faj kemi ne them se na tronditën dhe bukën s’na lanë të hamë. Thamë se ra pallati, thamë se u fundos në tokë. Isha zgjuar që në 05:30 dhe rrija. Deri tani nuk kam marrë frymë, mezi shkova të marr bukë që të pi ilacet.

Jemi të sëmurë e nuk mbledhim dot veten. Tërmet nuk e mendova, dukej që ishte shpërthim. Në momentin e parë dola në ballkon dhe thashë të hidhesha nga ballkoni”, tha një banore.

“E dëgjuam. Ishte shumë i madh. Ne thamë se gjëmoi”, tha një banore.

“Ishte shumë i fuqishëm. Shpërthim i padëgjuar ndonjëherë. U trembëm, u ngritëm, dolëm, s’kishte gjë. Jemi të rrezikuar se ka dëme plot”, tha një banor.

1 Komente

  1. s
    sapa

    Ky eshte shteti ne shqiperi!Edhe bejen propagande plehrat qe te kthehen njerezit!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje