Gjendet i djegur punonjësi i Portit të Durrësit, dyshimet e para

13 Shkurt 2023, 10:26Kronika TEMA

Gjendet i djegur punonjësi i Portit të Durrësit, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku është gjetur i pajetë punonjësi i pastrimit të Portit të Durrësit.

Punonjësi 50-vjeçarë është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë nga kolegët, teksa në trup kishte shenja djegie, pasi dyshohet se ka rënë mbi rezistencën që kishte për ngrohje.

Dyshohet se 50-vjeçari ka pësuar infrakt dhe më pas ka rënë mbi rezistencë, ku edhe ka marrë djegjet në pjesën e përparme të trupit. Policia ka mbëërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Lini një Përgjigje