Dërgoi djalin 15-vjeçar për azil në Angli, procedohet penalisht babai

12 Shkurt 2023, 15:26Kronika TEMA

Dërgoi djalin 15-vjeçar për azil në Angli, procedohet

Policia Kufitare e Rinasit, në vijim të punës për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve apo familjarëve të mitur në vendet e BE-së apo në vende të tjera, me qëllim azilkërkimin, ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar dhe intervisitimet për arsyen dhe qëllimin e udhëtimit jashtë vendit apo të atyre që kthehen në Shqipëri, duke braktisur fëmijët apo familjarët e mitur, me qëllim kërkimin e azilit.

Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasi A. P., 24 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas, në datën 11.02.2023, është kthyer si pasagjer i zakonshëm nga Gjermania në Shqipëri dhe gjatë intervistimt të thelluar nga Policia Kufitare e Rinasit rezultoi se kishte braktisur me dëshirë, në Gjermani, vëllanë e mitur 16 vjeç, i cili më pas kishte aplikuar për azil, në Gjermani.


Po në kuadër të këtyre masave, më datë 14 janar, Policia Kufitarr e Rinasit ka proceduar penalisht edhe shtetasin S. D., 47 vjeç, banues në Fushë Krujë. Procedimi ndaj tij filloi sepse djali i tij 15-vjeçar është kthyer deportiv nga Mbretëria e Bashkuar dhe gjatë intervistimit të thelluar rezultoi se shtetasi S. D. e kishte dërguar ilegalisht në Angli, djalin e tij të mitur, me qëllim kërkimin e azilit, ndërsa vetë ky shtetas ndodhej në Shqipëri.

Departamenti i Policisë Kufitare në Policinë e Shtetit vijon bashkëpunimin e ngushtë me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN, e më gjerë, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të miturit, për qëllime azilkërkimi.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët të mos ndërmarrin asnjë veprim që ka si qëllim azilkërkimin, pasi shanset për të fituar atë janë zero. Policia e Shtetit është e vendosur për të ndëshkuar ligjërisht të gjitha rastet e braktisjes së fëmijëve të mitur, jashtë vendit, me qëllim azilkërkimin.

1 Komente

  1. E
    Emigrant ??

    "Rrnofte" dhe na i "Rrofte" Policia e Shtetit qe po bene "Pune" Shembullore duke Proceduar,denocuar,"Arrestuar" "Kirimenelö e rrezikshem" Shqipetare qe Kerkojne Azil ne Be, apo Angli.. Nje "Bravo" e Forte Shtetit Shqipetare, qe "Miljoneret Minoren" po i bene Shembull qe te mos Kerkojne Azil ne Eu..apo Angli "Miljoneret " e vegjel Shqipetare, qe po lene "Luksin" qe kane Afruar Politika Shqipetare ne keto 30-te vite.. 1-Jo me kote Like Floriri, Sali Berisha u thote te Rinjeve "Rrini ne Shqiperi se Floriri eshte ketu".. Ja shikojme Sali Berishen, Flamur Noken, Lulezim Basshen, Ilir Metaj-Floriri, qe vetem "Flori kerkon"...Fatmir Medihoxhen,akoma edhe Edi Ramen...qe te gjithe pa Perjashtim ketu ne Shqiperi i kemi..sepse ketu ka "Flori"..Pushtet...Qylle..ka Miljona..prandaj nuk ikin.. akoma edhe Djali i vetem i Sali Berishes...nuk do te shkoj me ne Suedi..sepse e di se nga Gjylet dhe Granatat qe shete Bene Florir dhe Euro.. ja pra Policia e Shtetit qe vetem Polici Shteti nuk eshte..por Polici Legenash dhe Njerezish pa Integritet.."Po zbatojne Marreveshjet" e Ekstradimit, akoma edhe Procedime...... te Dhjefsha Shtetin shtet Mizerabel dhe Antikombetare.. Ju Policia e Shtetit dhe Politikanet e Shtetit nje Fjali:I RRUANI TOPET(KOQET)..Qeverise se Libise dhe Politikaneve, i rruani Topet Qeverise dhe Politikaneve te Algjerise, Tunizise dhe Marokut..QE NUK I NJOHIN MARREVESHJET E Ekstradimit..sepse jane ne DEME te Ekonomise se Vendit te tyre....Politikane Dheracake dhe shkaerdhata Shqipetare qe beni Ligje per te Denuar Hallexhinje Shqipetare..lol

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje