
Pas 23 vitesh kërkimi ndërkombëtar, në Montereal është arrestuar nga policia Ëngjëll Brahimi. Ai akuzohet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në 10 gusht të vitit 2000, duke ekzekutuar me armë zjarri në vendin e quajtur “Pishporo”, në Fier, oficerin e policisë Astrit Braçe e djalin e tij 8-vjeçar. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur dhe nipi 10-vjeçar i të ndjerit.
Sipas mediave kanadeze, ai jetonte prej disa vitesh në Kuebek me emrin e rremë Piro Kote. Mendohet se Brahimi se pas ngjarjes fillimisht kaloi në Greqi dhe më pas me dokumente false udhëtoi drejt Kanadasë, ku punonte si shofer kamioni.
Sipas asaj që shkruan tabloidi frankofon Journal de Montréal, Brahimi kërkonte të hakmerrej ndaj policisë për shkak të vdekjes së të vëllait të tij gjatë një konfrontimi me armë zjarri që kishte ndodhur disa vite më parë ku ishte përfshirë Astrit Braçe.
Më 10 gusht kur oficeri i policisë Braçe po shëtiste në plazh me gruan dhe fëmijët, Brahimi i ka zënë pritë me një automatik të mbushur me municion luftarak. Autoritetet shqiptare e gjykuan dhe e dënuan atë në mungesë me burgim të përjetshëm për veprat penale vrasje me paramendim, vrasje, tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Brahimi u arrestua në janar të këtij viti. Ndërsa Gjykata e Monteralit pritet të japë vendimin për kërkesën e shtetit shqiptar për t’u ekstraduar. Vetë i dënuari nga drejtësia shqiptar ka pajtuar tre avokatë mbrojtës dhe pritet të kërkojë lirimin me kusht javën e ardhshme në Gjykatën e Montrealit.
Urime per kete arritje ne zbatim te ligjit. Paste kemben e mbare per te kapur dhe sjelle ne Rec Ilir Kumbaron (58), vrasesi i Remzi Hoxhes kur do te zbulohet dhe te sillet te kryeje denimin e merituar? For years, I. Kumbaro lived in a Fulham council flat with his wife and son as Shaqa Shatri.
Ne Burg ky vrases femijesh.