
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg dy të rinjtë Bledar Ukshini dhe Ardit Qamluku të cilët u arrestuan pasi do të shisnin 3 mina një grupi kriminal.
Të dy këta shtetas u arrestuan ditën e mërkurë pasi sollën nga Tirana në drejtim të Vlorës dy mina me telekomandë në kuadër të operacionit ‘Knout’.
Gjyqtarja Lirza Sinollari ka vendosur për te dy këta persona masën e sigurisë arrest me burg teksa i shpallur në kërkim edhe një tjetër person i cilësuar si porositësi.
Hetimet vijojnë edhe për palët të cilat i dërguan minat nga Tirana në drejtim të Vlorës me dy të rinjtë. Të dy këta persona u arrestuan në një lokal pranë zonës së gjyqit të vjetër në Vlorë.
Lini një Përgjigje