U arrestua për pastrim parash dhe fshehje pasurie, Alda Klosi kërkon lirinë në Apel

13 Shkurt 2023, 12:29Kronika TEMA

U arrestua për pastrim parash dhe fshehje pasurie, Alda Klosi kërkon

Alda Klosi kërkon lirinë në Apelin e Tiranës. Avokati mbrojtës, Ilirjan Muho dorëzoi këtë të hënë ankimin në Shkallën e Dytë.

Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë përballë OPGJ.

Klosi ndodhet e arrestuar që prej 3 shkurtit pas dëshmisë së dytë të dhënë në polici nga pastruesja  Rozeta Dobi, e cila pranoi se edhe shuma tjetër e parave mbi 400 mijë euro që u gjet në banesën e saj janë të Alda Klosit.

Sanitarja tha për heuesit se kishte bashkëpunuar me Klosin dhe se paratë ia kishte dhënë vetë ajo për t’ia ruajtur pasi kishte konflikte me ish-bashkëshortin. Por avokati i Alda Klosit thotë se është deklarim i rremë.

Akatualisht ish zyrtarja e lartë e administrates Alda Klosi është e dyshuar për veprat penale; “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen e pasurisë ”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Vetë Alda Klosi nëpërmjet avokatit të saj i ka mohuar akuzat ndërsa gjykata vendosi ta lërë në masën “arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve. 

2 Komente

  1. V
    Vlora.Vlora

    putanat e rilindjes doni dhe te dilni ,dale pak se po nuk u rit steka e prokurorit dhe gjyqtarit ,si do dalesh ,bej gati nje 200 te mire dhe ja hodhe gopit pastaj

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Ndyrësira vromë e korruptuar, kërkon lirim të menjëhershëm dhe dëmshpërblim !!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje