Fotoja e fundit e Joy Ayoko, para se të vdiste në Kenia

13 Shkurt 2023, 13:40Kronika TEMA

Fotoja e fundit e Joy Ayoko, para se të vdiste në Kenia

Joy Ayoko, 22-vjeçarja nga Kenia që u dhunua barbarisht në Tiranë ndërroi jetë ditën e sotme. Burime për VoxNews na thanë se tashmë do ndryshojë dhe akuza nga plagosje e rëndë me dashje në vrasje.

Joy u shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022, ajo u gjet pa ndjenja, e dhunuar poshtë ballkonit të shtëpisë së saj.

22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. E reja nuk i mbijetoi dot dëmtimeve të marra duke ndërruar jetë 6 muaj pas ngjarjes së rëndë. VoxNews ka siguruar foton e fundit të Joy në Shqipëri së bashku me të ëmën dhe një përfaqësues të ambasadës Keniane.

Që nga ajo ditë e deri më sot ende nuk ka asnjë të dyshuar ndonëse pista e dhunimit vërtetohet edhe nga përgjigja e Prokurorisë.

Kujtojmë se mbrëmjen e 13 gushtit, Joy Ayoko, ka qënë e vetme në banesë, ndërsa në krevatin e saj policia, gjeti dhe sekuestroi një tas me pilaf.

Veprimet e para hetimore, Policia e Shtetit, i ka kryer në 15 gusht 2022, kohë kur dhe ka dërguar materialin për vlerësim në prokurorinë e Tiranës.

Por për shkak se shumë procedura hetimore nuk janë kryer nga policia në Muajin Gusht, tashmë i mbetet prokurorisë së Tiranës, që të lerë detyra shtesë për kryerjen e tyre, ku një ndër to është dhe eskperimenti hetimor. Keniania Joy Ayoko ndodhej në Shqipëri pasi ishte pjesë e stafit të “Arena Kazino”./ Voxnews.al

Fotoja e fundit e Joy Ayoko, para se të vdiste në Kenia

1 Komente

  1. ?
    ?

    Ata që kane krye kët krim mund të jene, islamike barbar, si policet e Erdoganit në vidjon më siper.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje