
Ka dështuar zgjedhja e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Mësohet se asnjë nga gjyqtaret nuk mori të paktën 5 votat e nevojshme. Në garë për kreun e Gjykatës Kushtetuese janë Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj.
Raundi i dytë do të zhvillohet më 17 shkurt. Sipas ligjit kur raundi i parë dështon, në raundin e dytë zgjidhet kryetar gjyqtari që merr më shumë vota. Nëse votat do të jenë të barabarta mes dy kandidatëve, kryetari zgjidhet me short.
Njoftimi i Gjykates:
Sot, më 15 shkurt 2023, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të parashikimeve ligjore, zhvilloi seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Pas prezantimit të platformave dhe vizioneve të kandidateve, Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj u vijua më tej me raundin e parë të votimit. Në përfundim të këtij procesi asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash.
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e dytë të votimit në datën 17 shkurt 2023, ora 10:00.
Ueee cfare emrash! Ne kete pike ka perfunduar GjK e Sh?????? Sa turp!!!!
Ueee cfare emrash! Ne kete pike ka perfunduar GjK e Sh?????? Sa turp!!!!
Fare e thjeshte kush eshte nga Veriu do zgjidhet se e ka pike te dobet Amerika qe mos te denojne poliagjentin Berisha.Nese jeni te vemendeshem ne nje konference shtypi "Beri" deklaroi:Do vije nje dite dhe ata(Amerika) do te me kerkoje te falur(kuptohet per veprimtarine e tij agjenturore dhe antishqipetare,sepse çoi gjithe shqiperine per skrap dhe kerkush nuk guxoj te pyes ku shkoi gjithe ajo pasuri?Nese kjo Semini eshte gruaja e atij zhavorrit qe del emisioni "Te ekspozuarit" tek Ylli Raqipi as nuk e ve ne dyshim qe ambasadorja kineze do te loboje per te.