"Talo Çela dyshohet se është vrarë, ka patur të njëjtin fat si Vis Martinaj"

15 Shkurt 2023, 19:49Kronika TEMA

"Talo Çela dyshohet se është vrarë, ka patur të

Talo Çela, një ndër personat më të shumëkërkuar për momentin në Shqipëri, dyshohet të jetë vrarë. Gazetarja e kronikës në Report Tv, Keti Banushi ka deklaruar se ka dyshime që ai të ketë pasur të njëjtin fat si Ervis Martinaj, edhe pse mbi ekzekutimin e këtij të fundit, ende nuk është e konfirmuar.

"Talo Cela, është shumë i kërkuar. Ka thashetheme që e kanë vrarë dhe është zhdukur. Nuk është i vetmi Ervis Martinaj. Thuhet se dhe ai ka pasur të njëjtin fat si Ervis Martinaj, këto persona nuk kërkohen vetëm nga organet shtetërorë, por edhe nga kundërshtarët. Eksperienca ka treguar që janë gjetur më shpejt nga kundërshtarët”, tha Keti Banushi.

Kujtojmë se Talo Çela është konsideruar nga Policia e Shtetit si një ndër 5 personat më të kërkuar në Shqipëri. Dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani zbuluan shumë krime të tij. Talo Çela dhe Nuredin Dumani dikur kanë bashkëpunëtorë, por më pas u kthyen në armiq të njëri-tjetrit.

1 Komente

  1. A
    Asd

    Po u pelqen gjithe krimineleve kjo formula e Martinit. Per nje vit nuk do mbese "gjalle" asnje.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje